Duket se ditët e nxehta të gushtit ikën dhe vendin e tyre e zunë reshjet e vjeshtës së parakohshme. Sipas IGJEUM, priten reshje në të gjitha qarqet, reshje mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera.
Sot pasdite (e enjte, dt.16) dhe nesër (e premte, dt.17) priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 32 °C
në vendet malore: 13 / 25 ° CIGJEUM
Tabela e IGJUM-it për parashikimin e motit në dy ditët në vazhdim