Moti, ministri i Shëndetësisë:
Përballuam me sukses situatën

Moti, ministri i Shëndetësisë: <br />Përballuam me sukses situatën
TIRANË - Situata e emergjencës, krijuar si pasojë e motit të keq u përballua me sukses dhe mes fluturimeve nga ajri janë shpëtuar rreth 108 pacientë, tha sot ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, pas nënshkrimit të marrëveshjes së re dy vjecare me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Situata u përballua me efikasitet të plotë dhe nuk pati asnjë vdekje për shkaqe mjekësore, që lidheshin me këtë situatë të krijuar”, u shpreh ministri. Ai informoi se janë realizuar 107 operacione të njësisë së helikopterëve të shëndetësisë për një total prej mbi 112 orë fluturimi.

Asnjë nga pacientët nuk ka humbur jetën ndërsa mbi 90% e tyre janë drejtuar në spitalet rajonale si Shkodër, Korçë, Ersekë, Pogradec, etj.

Përsa i përket furnizimin me barna të banorëve në komunat e bllokuara, ministri Vasili tha se janë shpërndarë paketat e medikamenteve shtesë në 97 komuna. “Operacioni i barnave shtesë u përballua me donacione të kompanive farmaceutike me vlerë 24 milion lekë, pa prekur buxhetin e shtetit”.

Sipas ministrit të shëndetësisë, sjellja e sistemit shëndetësor në këtë situatë emergjence ishte në bazë të planit operacional, të realizuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Deri tani në të gjithë vendin rezultojnë 4 komuna të izoluara, nga të cilat në 1 në Qarkun e Kukësit dhe 3 në Qarkun e Shkodrës. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit