Tiranë dhe shumë qytete të tjera të vendit janë përfshirë nga reshjet e shiut pasditen e sotme. Në kryeqytet reshjet të shoqëruara edhe me vetëtima nisën rreth orës 17:00 të pasdites së të dielës dhe vijuan për rreth një orë, ndërsa raportohet se edhe në qytete të tjera ka pasur shi dhe shtrëngata, por nuk raportohet për probleme.
Ndërkohë që (IGJEUM) Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që reshjet do të vijojnë edhe ditën e hënë. ‘Nesër priten reshje të dobëta, deri lokalisht mesatare në disa qarqe. Në zona shumë të kufizuara, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore’ njofton IGJEUM.