Moti/ Reshje shiu dhe dëbore, por çfarë pritet të ndodh nga mesdita

Moti/ Reshje shiu dhe dëbore, por çfarë pritet të ndodh nga mesdita

Zonat veriore vijojnë edhe gjatë mëngjesit me reshje të pakta shiu e dëbore, ndërsa qendra dhe jugu paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët. Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësira largohen nga i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 18°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet Pellgu i Mesdheut edhe nesër në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare. Por pjesa tjetër e kontinetit paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, herë pas here do ketë stuhi të forta ere.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)