Dita e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare. Reshjet e shiut do të jenë prezent që në orët e para të dites në Veriperëndim, e gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin.
Reshjet do të jenë fillimisht me intesitet të ulët, në pjesën e dytë të ditës reshjet do të fitojnë intesitet deri mesatar hera-herës edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga Veriperëndimi deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen me rënie në mesditë:
-në zonat malore 11ºC deri në 25ºC
-në zonat e ulëta 15ºC deri në 29ºC
-në zonat bregdetare 17ºC deri në 28ºC