MOTI / Vranësira paradite
dhe rreshje shiu çdo pasdite

MOTI / Vranësira paradite<br />dhe rreshje shiu çdo pasdite
Jemi zyrtarisht në vjeshtë e tashmë nuk duhet ta lini çadrën në shtëpi asnjë ditë ndonëse mëngjeset mund t’ju duken me diell.
 
Shirat të cilët nisën prej së premtes në mbrëmje do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme me një intensitet jo shumë të lartë.
 
Orët e para të ditëve gjatë të gjithë javës në vijim pritet të jenë me mot me vranësira ndërsa çdo pasdite do të ketë reshje shiu thuajse në të gjithë territorin.
 
Sipas të dhënave që jep Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e mjedisit ditët në vazhdim do të jenë me mot të lagësht si dhe me temperature më të ulëta sesa ato që na kanë shoqëruar deri tani.
 
Temperaturat do të variojnë nga 18 deri në 24 gradë celsius.
 
Rreziku i përmbytjeve këto ditë është vetëm për ato zona të cilat kanë probleme me infrastrukturën. 

Kjo situatë meteorologjike pritet që të zgjasë për më shumë se dy javë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar