Moto-bombë në mes të qytetit
kundër të fortit të Shkodrës/VD

Moto-bombë në mes të qytetit<br />kundër të fortit të Shkodrës/VD<br /><br>
SHKODER - Atentat me tritol të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla, 42-vjeç, në lagjen "Partizani", fare pranë qendrës së qytetit. Rreth 400 gr lëndë eksplozive janë vendosur në një motor i parkuar në hyrje të një objekti 2-katësh në pronësi të Kullës dhe është shpërthyer me telekomandë në momentin kur shënjestra po largohej me automjet.

Kulla ka mbetur i plagosur rëndë rëndë nga shpërthimi, ndërsa krahas tij, plagë kanë marrë edhe 7 persona të tjerë të cilët kanë qenë kalimtarë të rastësishëm, një prej tyre, i identifikuar si Ditmir Myftia - 32 vjeç, në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë të tjerët jashtë rrezikut për jetën.  

Objekti ku u vendos tritoli është godinë 2 katëshe multifunksionale si klinikë dentare, lokal, shoqata serbo-malazeze, parukeri, shitje tapetash. Burime për Report Tv saktësojnë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Kulla po hipte në automjetin e tij. Dyshohet se lëvizjet e Kullës janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai po merrte automjetin kanë bërë shpërthimin e telekomanduar. Lulzim Kulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në drejtim të Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Edhe një tjetër nga të plagosurit e shpërthimit është nisur gjithashtu drejt kryeqytetit, ndërsa gjashtë të tjerët mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Emrat e të plagosurve nga atentati janë Lulzim Kullaj - 42 vjeç, Arjola Gjonaj - 31 vjeçe, Pjetër Arra 53 - vjeç, Gentian Suça - 40 vjeç, Ditmir Myftia - 32 vjeç, Pjeter Daka - 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq - 50 vjeçe. Kjo e fundit është përfaqësuese e minoritetit serbo-malazez. Në katin e dytë të ndërtesës ndodhet pikërisht shoqata që përfaqëson të drejtat e minoritetit serbo-malazez në Shkodër. 

Redaksia Online
L.Q/Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë