Ndërsa nesër në të gjithë vendin do të votohet për përfaqësuesit në Parlamentin e Ri, Tirana qëndron zgjuar.
MotoFest Steelwings MC Albania ka mbledhur të gjithë të apasionuarit pas motorëve në natën e dytë të koncertit te “Pallati i Kongreseve”.
Është bërë tashmë traditë, MotoFest Steelwings MC Albania zhvillohet çdo vit duke mbledhur të gjithë dashamirësit e Harley Davidson, aventurave me motorë dhe sigurisht muzikës rrok.
Ky është viti i 9 që ky event realizohet dhe vazhdon të pritet me shumë kënaqësi nga publiku, kjo edhe sepse në realizimin e këtij viti janë shtuar disa komponentë për të bërë më gjithëpërfshirës MotoFest Steelwings 2017!
Koncerti ka startuar me datë 23 qershor, ndërsa do të zhvillohet edhe nesër në mbrëmje.
Në këto 3 ditë feste, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni EDS kanë për qëllim informimin dhe argëtimin e publikut duke e paraqitur të gjithë këtë event jo vetëm si shfaqje për të mbledhur të apasionuarit ndaj motorëve dhe adrenalinës së muzikës rrok por edhe për t’i treguar publikut se në vetvete e gjithë kjo është mënyrë jetese për një grup të caktuar njerëzish, të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre për çdo ditë duke sfiduar veten dhe shpirtin e aventurës.
[gallery]22797[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO