MotoGP – Cmimi i Madh i Valencias në ekrane gjigande në stadiumet italiane

/ATSH-AFP/. - Cmimi i Madh i Valencias, vendimtar per titullin kampion bote ne MotoGP, qe diskutohet mes italianit Valentino Rossi dhe spanjollit Jorge Lorenzo, do te transmetohet te dielen ne ekrane gjigande ne shume stadiume futbollit ne Itali para nisjes se ndeshjeve te Seria A.
AS Roma ka bere te ditur se para ndeshjes qe luhet ne oren 15.00 te dielen perballe Lacios, do te lidhet direkt nepermjet ekraneve ne stadiumin Olimpiko.
Ne Empoli gjithashtu, ne stadiumin Castellani, spektatoret do te ndjekin Cmimin e Madh para ndeshjes se ekipit vendas ndaj Juventusit.
Ne Milano, nuk do te ndiqet dueli Rossi e Lorenzo, por para Casa Milan, selia e klubit AC Milan, ku do instalohet nje ekran gjigand.
Te premten, Sinisa Mihajlovic, trajner i AC Milan, ia inkurajuar Rossin. "Une gjithnje kam mbeshtetur  Valentinon dhe kete gje do te bej perseri te dielen. Une jam i bindur se ai do te fitoje, per te arritur ne titullin e 10-te", deklaroi serbi.
Roberto Mancini, trajner i Interit, ka pozuar me nje fanelle blue e zi me numrin 46, ashtu si dhe Rossi, duke shkruar per mbeshtetjen ndaj Rossit ne Twitter per fansat italiane.
Rossi kryeson kampionatin me shtate pike para Lorenzo. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social