Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Aragonës, etapën e 12-të të Kampionatit Botëror të MotoGP 2024, duke kompletuar një sukses të dyfishtë pas triumfit në Garën Sprint të shtunën.
Spanjolli i skuadrës Gresini dominoi garën nga nisja deri në kthesën e fundit, duke mos pasur konkurrencë. Jorge Martin përfundoi në vendin e dytë me Ducati Pramac, i cili shfrytëzoi në maksimum një fundjavë të vështirë dhe do të largohet për në Misano me 23 pikë avantazh ndaj Francesco Bagnaia.
Piloti i Ducatit (Bagnaia) u bë viktimë e një aksidenti të frikshëm me Gresinin tjetër të Alex Marquezit, teksa po luftonte për podium dhe e mbylli garën duke u rrëzuar: zero pikë, shumë të rënda për këto për peshën e kampionatit. Pedro Acosta kompletoi podiumin me Ktm GasGas.

Renditja
S.Dh/Shqiptarja.comKomente

