MotoGP, prezantohet motori i ri Ducati 2012, Rossi është entuziast

MotoGP, prezantohet motori i ri Ducati 2012, Rossi është entuziast
TIRANE - Motori i ri i shtëpisë "Borgo Panigale" është prezantuar për publikun dhe Valentino Rossi është i kënaqur: “Do duhet kohë por puna ime me këtë motor, do jetë më e lehtë".

"Feeling" është i mirë, ka ende shumë punë për të bërë por premisat janë të mira, që skuadra e Ducatit të shkëlqejë këtë sezon në MotoGP. Me një prezantim të bërë në mënyrë të vecantë në rrjetet sociale fillimisht, Ducati ka shfaqur dy motorët e rinj "Desmosedici GP12" që do drejtohen nga Valentino Rossi dhe Nicky Hayden në Moto Gp.

"Shpresojmë se me këtë motor, do të arrijmë të argëtojmë sërish tifozët. në vitin e kaluar kemi bërë disa gara shumë të mira që kanë afruar shumë tifozë te motorët. Djemtë e skuadrës kanë bërë një pun ë të mrië dhe në testet e para që zhvilluam në Sepang, motori duket që ka ndryshuar për mirë" tha Doktori i motoGP.

"Do të duhet kohë që ta kuptojmë më mirë, por javën e ardhshme në pistën e Jerez, do të shohim dicka më shumë, ndërsa në 8 prill, Ducati do të kuptojë shanset e tij" tha piloti italian, Rossi.

(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund