Inat, siklet dhe zhgënjim. Valentino Rossi nuk ka fshehur asnjë nga këto të tre, një ditë pas garës së MotoGP, në pistën e Losail në Katar, ku piloti italian e mbylli në vendin e dhjetë dhe pa asnjë gjë për tu mbajtur mend.
"E kotë që ti japim shpresa tifozëve tanë pasi nuk kemi shpresa për titullin edhe kur do të vijë telajoja e re e motorit. Motori ecën shumë ngadalë dhe unë nuk arrij ta ngas. Unë nuk jam një inxhinier dhe u kam thënë anëtarëve të skuadrës për modifikime. jemi më keq se sezonin e shkuar" tha Rossi.
Një shfryrje me një objektiv të vetëm: Skuadrën e tij Ducati. Por ende pa nisur sezoni, skuadra nuk e priste këtë sulm frontal dhe duket se aventura e Rossit është drejt fundit. Ai mund të largohet në fundin e këtij viti, për një ekip tjetër, duke zhgënjyer tifozët italianë që e shihnin si ambasadorin më të mirë të markës Ducati.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com