MotoGP/ Përmbytjet në Valencia vendosin në rrezik garat Grand Prix
Cirkuiti i 'Ricardo Tormo'
SPANJË - Përmbytjet e mëdha që përfshinë zonën e Valencias kanë shkaktuar më shumë se 90 jetë të humbura dhe një situatë kaotike në zonë.
Përmbytjet kanë dëmtuar një pjesë të infrastrukturës së pistës 'Ricardo Tormo' në Cheste. Kështu shkruan gazeta spanjole As, sipas së cilës 15 ditë para Grand Prix të Motul, që tradicionalisht mbyll Kampionatin Botëror të MotoGP, aksesi në cirkuit është shembur plotësisht teksa do të vlerësohen dëmet në orët e ardhshme.
“Më shumë se 200 litra për metër katror, në më pak se 12 orë dhe mbi të gjitha rrjedha e ujit, baltës dhe elementëve të tjerë që vijnë nga përmbytjet e Sechera dhe Poyo, pranë cirkuitit, kanë qenë shkak i dëmtimit të parkingjeve dhe akses kryesor në impiantet e Chestes”, thonë nga cirkuiti.
“Strukturat e cirkuitit nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, është 100% në rregull. Nuk ka të lënduar nga punëtorët. Brenda një jave rrugët që të çojnë në cirkuit (që për momentin janë problemi real që do të pengonte GP) do të rindërtohet”.
Por dyshimet mbeten duke pasur parasysh urgjencën. Objekti do të duhet të presë Grand Prix të fundit të sezonit në fundjavën e 15 deri në 17 nëntor dhe kësaj i shtojmë, se titulli i kampionit ka shumë shanse për t’u zgjidhur atje, duke qenë se Jorge Martín dhe Francesco Bagnaia janë të ndarë me vetëm 17 pikë në klasifikimin e përgjithshëm.
Grand Prix i Valencias është një nga katër garat e rregullta të Spanjës në kalendarin e MotoGP dhe është ai që mbyll vitin, me fluksin e madh të publikut që sjell kjo në objektet e saj dhe qytetet e afërta.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Shqipëria merr pjesë në 'Fitur 2025', Kumbaro takime me ministra dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit
21 Janar, 13:20
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptare, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris! Deri në 16 vjedhje në muaj, 300 mijë euro mall i grabitur (VIDEO)
20 Janar, 16:18
-
Spanjë/ Mafia shqiptare kontrollon kartelin ballkanik të kokainës, Gjykata lë në burg 7 shqiptarët, trafikuan me avionë dhe skafe 1,1 tonë drogë (FOTOT)
20 Janar, 15:43
-
Florentino Perez rizgjidhet president i Real Madrid
19 Janar, 21:08