Motori aksidentohet me makinën në Laç, në Elbasan përplaset këmbësori, dy dërgohen me urgjencë në spital (VIDEO)

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku një automjet ka përplasur një motor në lëvizje e sipër. Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Gjatë ditës së sotme një tjetër aksident ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër. Si pasojë e këtij aksidenti u plagosën tre persona. 

Motori i aksidentuar

Po ashtu gjatë ditës së sotme edhe në Elbasan ka ndodhur një aksident ku një person u plagos rëndë. I plagosuri ka qenë duke ecur në këmbë në momenti që është përplasur nga makina. Ai është marrë me urgjencë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. 

Po ashtu edhe në Tiranë gjatë ditës së sotme është aksidentuar një këmbësore teksa po kalonte rrugën. Nga ky aksidnet policia ka arrestuar drjetuesen e makinës që shkaktoi aksident.

Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti në Elbasan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Cilët janë dëshmitarët që do dalin para Komisionit hetimor për të dhënat TIMS

LISTA/ Cilët janë dëshmitarët që do dalin para Komisionit hetimor për të dhënat TIMS