Motori përplas për vdekje 75-vjeçaren në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Burime pr Report Tv bëjnë me dije se një motor ka përplasur një grua 75-vjeçare pranë kryqëzimit Ishull Lezhë.

Raportohet se e moshuara ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë është arrestuar drejtuesi i mjetit Izedin Llukaçej.

“Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore. 

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.  

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen", informoi sot policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Presin Interin, Xabi Alonso elozhe për zikaltërit: Përballemi me një skuadër të fortë me ide të qarta

Presin Interin, Xabi Alonso elozhe për zikaltërit: Përballemi me një skuadër të fortë me ide të qarta