Një tjetër ngjarje horror është shënuar në qytetin e Durrësit, ku një vajzë e mitur vetëm 13 vjeçe ka përjetuar tmerr. Ajo është abuzuar seksualisht në një hotel nga një 32-vjeçar. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë, shtetasin AlfredTereziu, banues në Tiranë.

Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur,13 vjeçe, banuese në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.

E mitura u denoncua dy ditë më parë nga motra e saj se ishte larguar nga banesa, ku kishte shkuar për në shkollë dhe nuk ishte kthyer më.

Ndërkohë, qyteti bregdetar është tronditur edhe pak ditë më parë nga një tjetër ngjarje e ngjashme, ku një shtetase ukrainase ra pre e abuzimit seksual, ku u dhunua e u mbajt peng për disa orë nga një durrsak.

d.c./shqiptarja.com