Ajo mes lotëve është shprehur se lajmin e ka marrë nga një gazetare, e cila e kishte marrë për ta konfirmuar lajmin nëse vëllaii saj kishte vdekur apo jo.
“Jam njoftuar nga një gazetare, e cila më mori për të konfirmuar lajmin që vëllai im nuk jeton më. Nuk mund ta kuptoj si mungon njerzillëku deri në këtë pikë. Kjo ishte spuntoja e acarimit tim. Nuk do ta harroj kurrë atë telefonatë!”- ka rrëfyer Barbana.
Gjithashtu, këngëtarja ka përgënjeshtruar lajmet se vëllai i saj ka qenë i fiksuar pas motorëve. Ajo u shpreh se nëse Ergi do të kishte qejf motorët, ai do të kishte vetë një të tillë.
Për të, vëllai i saj nuk ka marrë atë që meritonte për sa kohë ka jetuar dhe ka komentuar edhe shkrimet apo deklaratat e kolegëve të tjerë pas humbjes së 22- vjetarit. Ajo tha se jetojmë në një botë që nuk vlerësohet për aq kohë sa je gjallë dhe se nëse ata do t’ia kishin thënë ato që ata mendonin Ergit atëherë ai do të ndjehej shumë më i lumtur.
Këngëtarja u shpreh se do të plotësojë kërkesën e prindërve të saj. Nuk do ndërpresë karrierën e saj në muzikë, por do të vazhdojë projektet që kishte nisur, mes tyre dhe një duet së bashku, sipas së cilës do ta “risjellë dhe një herë në jetë” vëllanë e saj.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)