Motra e Kim Jong-un: Gati të rifillojmë bisedimet me Korenë e Jugut për t’i dhënë fund luftës, nëse heqin dorë nga qëndrimet armiqësore

Motra e Kim Jong-un: Gati të rifillojmë bisedimet me Korenë e Jugut për t’i dhënë fund luftës, nëse heqin dorë nga qëndrimet armiqësore

Koreja e Veriut ka shprehur gatishmëri për t’i dhënë fund tensiove me Korenë e Jugut. Deklarata vjen nga motra e Kim Jong-un e cila tha se është gati për rifillim të bisedimeve.

Këtë javë, presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae -in u bëri thirrje dy Koreve dhe aleatëve të tyre SHBA që mbështesin Jugun dhe Kinës që është partneri më i madh ekonomik i Veriut  të deklarojnë një përfundim zyrtar të konfliktit dhe të sjellin paqe në gadishull.  Ideja u hodh poshtë fillimisht nga një ministër i Koresë së Veriut si "e parakohshme".

Por në një deklaratë të papritur për mediat zonja Kim tha se ideja ishte "e admirueshme".

Megjithatë ajo shtoi se Veriu do të ishte i gatshëm të diskutonte propozimin nëse Jugu ndalonte atë që ajo e quajti "politikë armiqësore" ndaj tyre.

"Ajo që duhet hequr dorë është qëndrimet agresive, paragjykimet, zakonet e këqija dhe qëndrimi armiqësor për të justifikuar veprimet e tyre, ndërsa fajësojmë ushtrimin tonë të drejtë të së drejtës për vetëmbrojtje. Vetëm kur përmbushet një parakusht i tillë, do të ishte e mundur të ulemi ballë për ballë dhe të shpallnim përfundimin domethënës të luftës" tha ajo në një deklaratë.

Koreja e Jugut prej vitesh ka bërë thirrje që palët të ulen në tryezë për të shpallur fundin zyrtar të Luftës Koreane, e cila edhe pse mori fund në 1953, ajo përfundoi me një armëpushim dhe jo me traktat paqeje, pra dy vendet gjithsesi kanë vijuar të jenë në luftë.

Kufiri i tyre është i ndarë me mur me gjemba dhe i fortifikuar, i vrojtuar rreptësisht nga dy palët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur