Motra e vogel e Mbretëreshës
Geraldinë:E mrekulluar që jam këtu

Motra e vogel e Mbretëreshës<br />Geraldinë:E mrekulluar që jam këtu
Dasma e Princ Leka Zogut me Elia Zaharian pas celebrimit nga kryebashkiaku Erion Veliaj kaloi një moment tjetër të veçantë; pritjen e të ftuarve dhe çiftit në Rezidencën Mbretërore.

Këngët dhe valle tradicionale shqiptare dhe një koktejl për të ftuarit krijuan një atmosferë elektrizuese. Vijnë në dasmë Mbretëresha e Spanjës, princër e princesha nga Austria, Belgjika, Egjipti, Gjeorgjia, Gjemania, Greqia, Italia, Irani, e më gjerë.
 
Hyjnë në rezidencë edhe prindërit e Elias; aktorja e njohur Yllka Mujo dhe babai i saj Gjergj Zaharia. Pas kaq vitesh larg njëri tjetrit ata po përjetojnë së bashku lumturinë për martesën e vajzës.
 
Rreth orës 1.00 të mesditës Elia Zaharia, princesha shqiptare hyn në rezidencë bashkë me Princ Lekën, tashmë të martuar para ligjit. Elia duket e bukur dhe madhështore. Ndërsa princ Leka është i lumtur.

Për pak çaste e ndan këtë lumturi me mediat.
 
 
Pas koketjlit Princi Kent i Anglisë rrëfen se kjo është një dasmë e mrekullueshme.
 
Jam i emocionuar, dhe ndihem shumë i kënaqur me pjesëmarrjen time në këtë dasmë. Një kënaqësi e veçantë është që kam vizituar edhe Shqipërinë", ka thënë ai.
 
Ndërsa emocionet më të mëdha ndër të ftuarit i ka motra më e vogël e  mbretëreshës Geraldinë, Silviana Museyen. E adhur nga Franca, ajo risjell në kujtesë lidhjen me familjen mbretërore. Ishte vetëm 12 vjeç kur u bë dasma mbretërore.
 
“Unë jam motra më e vogël e vogël e Geralidinës, mbretëreshës së shqiptarëve. Për shumë vite unë isha e lidhur vetëm me familjen e motrës sime dhe me mbretin Zog, kur ata ishin në emigracion, sepse Shqipëria ishte vendi i mbyllur.

Geraldina dhe mbreti Zog e kanë vuajtur largimin nga vendi dhe këtë ma kanë treguar shpeshherë. Ajo i donte shqiptarët, dhe këtë dashuri e tregonte me të gjithë shqiptarët që ishin në emigracion. Kështu dhe unë krijova një dashuri të madhe për vendin tuaj, për këngët, për kulturën e këtij vendi. Tani jam e mrekulluar që jam këtu, dhe gëzuar që familja e motrës time po përtërihet me martesën e princ Lekës dhe me nusen e mrekullueshme Elia.

Jam e gëzuar që tani ka një lidhje të fortë mes popullit francez dhe shqiptar. Tani Shqipëria nuk është më e mbyllur, kjo është e mrekullueshme. Jam e gëzuar gjithashtu që Shqipëria është zhvilluar, sepse shoh ëndrrën e motrës sime. Geraldina e donte shumë Shqipërinë”,
është shprehur ajo.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët