Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç ka rrezikuar jetën e saj për të shpëtuar vëllain e saj 11-muajsh nga zjarri që kishte përfshirë apartamentin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në South Wales, Angli.
Kelsey Davies ka marrë vogëlushin nga krevati i tij dhe ka vrapuar drejt shkallëve. Pasi u sigurua që vëllai i vogël ishte i sigurt, ajo më pas ka vrapuar për të shpëtuar edhe vëllain tjetër, i cili për fat të keq humbi jetën.
Flakët kishin përfshirë shtëpinë dhe ishte e pamundur për të që të shpëtonte edhe 4-vjeçarin. Ndërsa pjesa tjetër e familjes nuk kanë lëndime. Mamaja e 6-vjeçares tregon se është shumë krenare për të bijën.
28-vjeçarja është shprehur: “Kelsey është e habitshme. Ajo mori Andrew nga krevati dhe e nxori jashtë shtëpisë. Unë jam shumë krenare për të, por kurrë nuk do ta marr veten pas vdekjes së djalit 4-vjeçar, Jack”.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com