"Motrat e gjakmarrjes",dokumentari
i 'Al Jazeera' për familjen shkodrane
VIDEO/Familja pret të ikë në Londër me azil
Gjakmarrja e mban Betën dhe motrën e saj të bllokuar në shtëpi, duke shpresuar se kërkesa e babait të tyre për azil në Angli mund të sigurojë një ‘arratisje’ nga vendi.
TIRANË – Rrjeti mediatik "Al Jazeera" ka realizuar një dokumentar për historinë e një familje shqiptare nga Shkodra që është në gjakmarrje, kryefamiljari është larguar nga vendi drejt Londrës ku ka plotësuar dokumentet për azil dhe ka marrë statusin e refugjatit nga Gjykata e Mbretërisë së Bashkuar. Dy vajzat e tij Beta (Elisabeta 13-vjeçe, Migena 18 vjeçe) dhe gruaja Rezarta jetojnë në një fshat pranë liqenit të Shkodrës të frikësuara për jetët e tyre
(Në banesën ku jetojnë nuk ka më burra dhe djem pasi janë larguar, përveç gjyshit të moshuar) duke pritur me padurim t’i rikthehen një jete normale, por jashtë kufijve të Shqipërisë.
(Migena, Rezarta, Beta dhe Liza (gjyshja e tyre) presin brenda shtëpisë së tyre familjare plotësimin e dokumenteve të azilit për të rifituar sërish "Lirinë". Foto: Al Jazeera) Shkrimi i Al JazeeraGjakmarrja e mban Betën dhe motrën e saj të bllokuar në shtëpi, duke shpresuar se azili i kërkuar nga babai i tyre në Angli mund të sigurojë një ‘arratisje’ nga vendi.
Tre vite më parë vëllai i Betës vrau një tjetër djalë të fshatit në veri të Shqipërisë duke shkaktuar një gjakmarrje ndaj familjes.
Teksa vëllai i saj u dërgua në burg nga Gjykata Shqiptare, kërcënimi për hakmarrje ndaj familjes mbetet për shkak të përhapjes së gjerë të një kodi të shekullit të 15-të, i njohur si "Kanuni".
Ky sistem alternativ i drejtësisë thotë që “Vrasja duhet të hakmerret për të rivendosur nderin e familjes".
Pas krimit nga i biri kryefamiljari, babai i Betës, Paulini u largua në Londër me shpresën për të marrë azil, duke lënë Betën dhe motrën e saj të mbyllura në shtëpinë e familjes për sigurinë e tyre.
Beta po rritet gjithnjë e më shumë e mërzitur nga izolimi i saj që gjithashtu e ka penguar atë të shkojë në shkollë.
Shpresa e vetme tani është që babai i saj të marrë azilin dhe ajo e motra e saj mund t'i shpëtojnë këtij “dënim të vetëvendosur”
... (Babai i Betës" Paulini në punë, duke shitur kikirikë në Ura e Mijëvjeçarit, Londër {Millennium Bridge}. Foto: Al Jazeera)(13-vjeçarja Beta me çiften që mbajnë në shtëpi. Foto: Al Jazeera)Redaksia Online
(A.Ç./Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37