Motrat u vranë nga i dashuri i përbashkët/ Flasin në polici familjarët e viktimave: Përparimi i shfrytëzoi për prostitucion dhe u shiti fëmijët

Motrat u vranë nga i dashuri i përbashkët/ Flasin në polici familjarët e viktimave: Përparimi i shfrytëzoi për prostitucion dhe u shiti fëmijët

1609835058_ADEMIDHEGRATE.jpg

Akuzat publike të familjarëve të Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit, të cilat u vranë nga i dashuri i tyre më 31 dhjetor, se ato janë shfrytëzuar edhe për prostitucion dhe u janë shitur fëmijët janë konfirmuar në dëshmitë që ata kanë dhënë në Policinë e Tiranë.

Janë marrë në pyetje motra e viktimave dhe djali i Zhaneta Metanit, lidhur me akuzat e bëra publike se autori i vrasjes Përparim Ademi u ka trafikuar fëmijët.  Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të prokurorisë. Ata qëndruan për gati tre orë në Drejtorinë e Policisë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se burime nga policia pohuan se Adriana, motra e dy viktimave, u qëndron edhe një herë deklarimeve të bëra publike se autori Përparim Ademi ka detyruar dy motrat e saj, Zhanetën dhe Kristinën, të lindnin dhe të shisnin fëmijë.

Fillimisht kjo ka ndodhur kur dy vajzat jetonin në Greqi. Sipas burimeve bëhet me dije se kjo gjë ka ndodhur mes viteve '90 dhe '97. Ato janë mbajtur në një hotel po në Selanik, ku dyshoheshin se shfrytëzoheshin për prostitucion.

Sipas motrës së viktimave historinë e ka marrë vesh pak vite më parë.

Djali i mitur i Zhanetës është pyetur në polici edhe një herë në lidhje për dinamikën e ngjarjes, ku ka dhënë detaje konkrete mbi ekzekutimin e të ëmës dhe tezes së tij. Në lidhje me kërcënimet që pretendohen se i janë bërë djalit të Përparim Ademit, Adriana ka pohuar se nuk ka dijeni se familjarët e saj kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas saj janë të paktën 10 fëmijë të trafikuar. Sipas familjarëve të viktimës, dyshohet se Përparim Ademi ka pasur dijeni se Zhaneta dhe Kristina u kanë treguar familjarëve episodet e kryera në Greqi.


Lajmi kryesor:

Përparim Ademi tentoi vetëvrasjen! Zbardhen mesazhet kërcënuese ndaj djalit të tij nga vëllezërit e motrave të vrara: Do vjellësh gjakun e tyre


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë