Përparim Ademi tentoi vetëvrasjen! Zbardhen mesazhet kërcënuese ndaj djalit të tij nga vëllezërit e motrave të vrara: Do vjellësh gjakun e tyre

Vëllezërit e 2 motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të vrara mëngjesin e 31 dhjetorit në zonën e Astirit në Tiranë nga i dashuri i tyre, Përparim Ademi, i kanë dërguar mesazhe kërcënuese djalit të këtij të fundit Kristo Telos, duke e kërcënuar me jetë.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se Bashkim Metani dhe Gëzim Metani, vëllezërit e dy motrave, i kanë shkruajtur djalit të Ademit duke e kërcënuar se do ta gjejnë kudo që të jetë dhe se nuk ka për të shpëtuar, pasi do marrin hak për motrat.

“Mos kujto se do shpëtosh se dhe ti je në komplot me Përparim ku***. Sa ti varrosim. Tani do villni gjakun e motrave të mia”, i shkruan Bashkimi në mesazh.

“Do të të gjej kudo që të jesh”, thuhet në mesazhin e Gëzimit.

Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. I pranishëm ka qenë edhe A. Metani, djali i Zhaneta Metanit dhe motra tjetër e tyre, Anxhela. Në dëshminë e tij, A. Metani ka deklaruar se fillimisht mamaja, Zhaneta i kishte thënë që Përparim Ademi ishte babai i tij, por më pas e kishte mohuar. Ai shtoi se nuk e ka njohur kurrë babanë, teksa një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti që djali ka treguar se donte të njoftonte policinë, por nuk është lënë nga tezja e tij, Anxhela.

Aktualisht, Ademi ndodhet në burg, pasi 2 ditë më pari Gjykata Penale caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 59-vjeçarin.  Ademi do të gjykohet për 3 vepra penale, atë të vrasjes së dyfishtë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të fëmijëve. Pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani,  Prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve. Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që ka pasur me motrat në Selanik.

Ashtu siç është raportuar më herët, për këtë lidhje me 2 motrat ka qenë në dijeni edhe gruaja e tij, Vjollca Telo. Gruaja në dëshminë e saj ka rrëfyer se ka qenë në dije të lidhjeve jashtëmartesore që Përparim Ademi ka pasur, por ka zgjedhur të heshtë pasi ka dashur që burri i saj të ishte i lumtur, madje ka rrëfyer se dilnin shpesh të katërt, dhe mesa duket kjo foto është shkrepur në një nga këto momente. 

Mesazhet 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:20
Detaji 'bombë'/ Rrëfimi i Përparim Ademit: Tentova vetëvrasjen pasi qëllova mbi të dashurat, por ja ç'ndodhi

1609515790_1609494101perparimadeemi.jpg

Të tjera detaje të forta janë zbuluar ngjarja që ka tronditur Tiranën dhe prej ditësh po mban vëmendjen e mediave dhe shqiptarëve, atë të vrasjes së dy motrave Kristina dhe Zhaneta nga i dashuri atyre Përparim Ademi.

Në dëshminë që ka dhënë para trupës hetuese në dosjen e plotë, e siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta, vetë Përparim Ademi ka rrëfyer se pasi ka kryer vrasjen ai ka tentuar të vrasë veten.

Ai deklaron se ka qenë i tensionua dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të Kristinës dhe të Zhanetës. Më pas është futur në sallon dhe është ulur në divan dhe ka vendosur automatikun mes këmbëve dhe tytën poshtë mjekrës me qëllim që të vriste veten, por ama nuk ka pasur fishekë. Më pas ka dalë nga banesa dhe është dorëzuar në polici.

Mësohet gjithashtu se Përparim Ademi e ka konfirmuar tentativën për vrasje edhe para trupës gjykuese.

 

Ora 15:10
Motrat u vranë nga i dashuri i përbashkët/ Flasin në polici familjarët e viktimave: Përparimi i shfrytëzoi për prostitucion dhe u shiti fëmijët

1609835058_ADEMIDHEGRATE.jpg

Akuzat publike të familjarëve të Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit, të cilat u vranë nga i dashuri i tyre më 31 dhjetor, se ato janë shfrytëzuar edhe për prostitucion dhe u janë shitur fëmijët janë konfirmuar në dëshmitë që ata kanë dhënë në Policinë e Tiranë.

Janë marrë në pyetje motra e viktimave dhe djali i Zhaneta Metanit, lidhur me akuzat e bëra publike se autori i vrasjes Përparim Ademi u ka trafikuar fëmijët.  Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të prokurorisë. Ata qëndruan për gati tre orë në Drejtorinë e Policisë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se burime nga policia pohuan se Adriana, motra e dy viktimave, u qëndron edhe një herë deklarimeve të bëra publike se autori Përparim Ademi ka detyruar dy motrat e saj, Zhanetën dhe Kristinën, të lindnin dhe të shisnin fëmijë.

Fillimisht kjo ka ndodhur kur dy vajzat jetonin në Greqi. Sipas burimeve bëhet me dije se kjo gjë ka ndodhur mes viteve '90 dhe '97. Ato janë mbajtur në një hotel po në Selanik, ku dyshoheshin se shfrytëzoheshin për prostitucion.

Sipas motrës së viktimave historinë e ka marrë vesh pak vite më parë.

Djali i mitur i Zhanetës është pyetur në polici edhe një herë në lidhje për dinamikën e ngjarjes, ku ka dhënë detaje konkrete mbi ekzekutimin e të ëmës dhe tezes së tij. Në lidhje me kërcënimet që pretendohen se i janë bërë djalit të Përparim Ademit, Adriana ka pohuar se nuk ka dijeni se familjarët e saj kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas saj janë të paktën 10 fëmijë të trafikuar. Sipas familjarëve të viktimës, dyshohet se Përparim Ademi ka pasur dijeni se Zhaneta dhe Kristina u kanë treguar familjarëve episodet e kryera në Greqi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Holi: 07/01/2021 00:48

    Njerez jane dhe jevgjit,,por shteti yne ka shume mangesi ne punesimin e tyre,,,,te kete programe per punesimin e tyre,,turp,,,;gjithashtu shteti duhet te kete informacion per c'do njeri kudo ku eshte ne tirane apo rrethe,,,prandaj ndodhin trafiqe sepse policia nuk e ben punen me zell...

    Përgjigju
  • Iris: 07/01/2021 00:16

    C'fare vellezerish injorante ?!C'faj kane femijet per zgjedhjet e veprimet e te rriturve ?!Motrat e zgjodhen vete ate rruge(jo prostitucionin),por bashkjetesen me kete maskarin,dhe u vrane sepse vendosen te ndronin partnerin.Keta e dinin ku dhe pse bashkjetonin motrat me kete bastard.Me siguri qe dinin dhe per prostitucionin dhe per femijet e shitur.Te gjitha keto ishin O.K.per ta.Le te bente c'te donte Perparimi me to,vetem mos t'i vriste.Ku kishin qene me pare keta vellezerit << e dashur dhe te perkushtuar>>?!!Policia duhet t'i marre ne mbrojtje keta femije te pafajshem ,se injoranca eshte e verber!

    Përgjigju
  • Delinquenti: 06/01/2021 18:12

    O jevg o gabel nuk jon njisoj qe mut jon qe te dy kjo nuk ka dyshim por jon besoj nji i that dhe tjetri i njom .....

    Përgjigju
  • Ani: 06/01/2021 14:20

    Rraca me e keqe nenbote gabelt

    Përgjigju
  • Ohhhuuu: 06/01/2021 14:00

    Akoma me jevgjit ju ....

    Përgjigju
  • Illyrian: 06/01/2021 13:29

    Pun gabelsh.. bojn si te fort mas pilafit

    Përgjigju
  • Kajolli: 06/01/2021 12:47

    O byth..m legen. Po tani qe vdiqen ato u kujtove te behesh gango. Hahahahaha

    Përgjigju
  • Loran: 06/01/2021 11:44

    Mir tja bejn ktyre gabelve te maqedonis tja marrin shpirtin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka