Me ironi apo me një vërtetësi që nuk e ka të zakonshme, trajneri Jose Mourinho ka parashikuar finalistin e parë të Champions League. Tekniku i Realit mendon se Barcelona do të eliminojë Chelsea në Champions League, duke marrë një vend në finalen e Mynihut.

“Vetëm pritet të shihet se kush do të luajë kundër Barcelonës në finale. Gjysmëfinalja jonë kundër Bayernit do të jetë e madhe por mendoj se do të ketë ekuilibër”, ka thënë Mourinho.

“Pse e thoni këtë, shkaku i ndonjë ndihme të arbitrave”, e ka pyetur një gazetar duke bërë analogji me penalltinë e dhënë në favor, në sfidën ndaj Milan. “Sepse janë shumë të mirë”, është përgjigjur Mourinho. Ndërkohë i pyetur për reagimin e Ibrahimovicit për referimin në Camp Nou, Mourinho ka thënë se ai është djalosh intelegjent, por e ka kuptuar vonë. (rb/shqiptarja.com)