Mourinho: Orë të tëra duke menduar
 si ta ndaloj Lionel Messin në fushë

Mourinho: Orë të tëra duke menduar<br /> si ta ndaloj Lionel Messin në fushë
Trajneri i Chelsea, Jose Mourinho ka bërë lëvdata për lojtarin e Barcelonës, Lionel Messi i cili magjeps publikun mbarë botëror me lëvizjet e tij magjike në fushë, raporton Anadolu Agency (AA).

Eksperti portugez i futbollit për mediat britanike, ka thënë se Messi bën një dallim të madh kur luan për Barçën.

"Kur ai luan në atë ekip, i krijon kundërshtarit me të vërtetë probleme të madha," shpjegoi Mourinho.

Ai vuri në dukje se shqetësimet e trajnerit të Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola, pas ndeshjes së parë gjysmë-finale në të cilën ekipi i tij në Barcelonë u mposht me rezultatin 3: 0, e ka quajtur si të justifikueshme.

"Frika e Pep Guardiola-s është i justifikuar. Messi është me të vërtetë i pandalshëm. E vetmja gjë që ju mund të bëni kundër tij është që të përpiqeni për të parandaluar atë duke luajtur më mirë," tha portugezi.

Së fundi, ai theksoi se për orë të tëra ka qendruar duke menduar dhe duke u përgatitur që të ketë sukses për të ndaluar Messin në fushë.

"Sa herë që unë luaj kundër Messi-t, kaloj orë të tëra duke punuar se si të gjej një mënyrë për të ndaluar atë në atë ndeshje”.

 
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë