Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Zlatan Ibrahimovic të veshë sërish bluzën e “Djajëve të Kuq”.

Është e mundur, gjithçka është e hapur”,  është shprehur Mourinho gjatë një konference për shtyp për sa i përket rikthimit të 35- vjeçarit suedez.

Është Ibrahimovic i cili do të vendosi për të vazhduar të luaj në nivele të larta. Për të është e vështirë t’i thotë “stop” futbollit. Ne do t’i kemi të hapura portat e qendrës stërvitore për rikuperimin e tij”,  ka shtuar portugezi.

Zlatan Ibrahimovic  i cili u dëmtua në gjurin e djathtë më 20 prill, është operuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vazhdon fazën e rikuperimit.

Kontrata e tij me Manchester Unitet përfundon në 30 qershor dhe nëse 35- vjeçari do të arri të rikuperohet pas dëmtimit të rëndë që pësoi, me shumë gjasa do ta shohim të luaj në fushën e Old Trafford.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com