Mourinho show si gjithmonë:
Asnjë nuk ka fituar aq sa unë

Mourinho show si gjithmonë: <br />Asnjë nuk ka fituar aq sa unë
"Ju ndiheni një fitues? Jo, unë jam një fitues". Kështu përgjigjet trajneri José Mourinho, lider më parë në pankinat e skuadrave të njohura si Porto, Chelsea, Inter dhe tani me po aq sukses te Real Madrid: "Më ndodh natyrshëm pasi është një punë që po e bëj prej disa vjetësh. Njerëzit harrojnë ata që humbin, dhe kujtojnë fituesit. “ tha Special One.

“Në 10 vjet asnjë trajner nuk ka fituar kaq sa unë edhe pse gjithmonë ke nevojë për pak fat. . Objektivat janë të qartë për mua, të fitoj Champions League e tretë dhe diçka me Portugalinë në të ardhmen” shtoi tekniku luzitan.

Ai është aq i sigurt për veten, deri në kufijtë e arrogancës. José Mourinho është bërë kështu edhe në rrëfimin e fundit për mediat, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e largimit. “Kam thënë që mund të rikthehem te Inter, por nuk kam thënë që po iki nga Reali, klub me të cilin kam dhe dy vjet kontratë” tha Mourinho.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë