Moviola flet qartë, penallti e dhuruar
për Barçën dhe e mohuar për PSG

Moviola flet qartë, penallti e dhuruar<br />për Barçën dhe e mohuar për PSG
Arbitri gjerman Deniz Ajtekin, ai që arbitroi edhe Shqipëri-Izrael në 'Elbasan Arena', vitin e kaluar, është kthyer në një nga protagonistët e mbrëmjes në përmbysjen historike të Barcelonës kundër PSG-së. Ai ka marrë disa vendime që janë kontestuar, por edhe që kanë rezultuar të gabuara.

Disa ish-arbitra ndërkombëtarë, mes të cilëve edhe Iturralde Gonzalez, kanë bërë një analizë dhe kanë dalë në përfundimin që Ajtekin ka gabuar në dy raste, pikërisht penalltinë e dytë të katalanasve në minutën e 90-të dhe 11-metërshin që nuk iu akordua PSG-së në minutën e dhjetë të lojës, për prekje të topit me dorë.

Penalltia e parë e dhënë nga arbitri ka qenë e saktë. Sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar, Iturralde Gonzalez, nuk ka rëndësi nëse lojtari kundërshtar e ka penguar pa dashje apo jo, por në rastin konkret kishte kontakt faulli në dëm të Nejmarit.

Munier, që ka humbur ekuilibrin, ka goditur me kokë këmbën e lojtarit brazilian dhe kaq mjafton për ta cilësuar si të drejtë vendimin e Ajtekinit.



Në minutën e 90-të të lojës, arbitri Deniz Ajtekin akordoi një 11-metërsh në favor të Barcelonës, por ka qenë inekzistente. “Suarez e kishte humbur kontrollin e topit dhe është rrëzuar vetë, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt nga Markinjos që mund të konsiderohej faull.

Simulim që duhej ndëshkuar. Penalltia ishte inekzistente dhe Ajtekin ka gabuar”, u shpreh ish-gjyqtari i FIFA-s, Gonzalez.



PSG-ja mund të kishte barazuar rezultatin e ndeshjes në minutën e 11-të nëse arbitri Deniz Ajtekin do të kishte akorduar një penallti. Pas gjuajtjes së Drakslerit në drejtim të zonës, Havier Maskerano e pengoi atë duke e prekur në mënyrë të qartë me dorë.

Sipas ish-gjyqtarit të FIFA-s, duhet të ishte dhënë 11-metërsh, por gjermani mendoi ndryshe dhe lejoi vazhdimësinë e lojës, duke marrë kështu një vendim të gabuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin