/ATSH/.- Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës reagoi sot me një komunikatë ndaj akuzave të djeshme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke i konsideruar të pabaza pohimet e kësaj partie se MPB është duke keqqeverisur.
"Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar me përkushtim që të krijojë rend dhe ligj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës", citon KosovaPress, njoftimin për shtyp të MPB-së.
Po ashtu, MPB ka prioritet rregullimin e statusit ligjor të zjarrfikësve, si dhe së shpejti Qeveria do të miratojë ligjin e ri për pagat, me të cilin do të rregullohen edhe pagat e zjarrfikësve si dhe punëtorëve të tjerë të të gjitha agjencive të MPB-së.
Gjithashtu, MPB posedon të gjitha strategjitë ndërsa koordinator nacional i këtyre strategjive është ministri i Punëve të Brendshme", thuhet në komunikatën e MPB-së./
/Shqiptarja.com