MPB: Nëna kërkoi vetë të merrte fëmijën në komisariat, iu krijuan kushtet e përshtatshme

TIRANË- Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se zonja e shoqëruar në komisariat nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike ka kërkuar me vullnet të saj të kishte dhe fëmijën me vete dhe për këtë i janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme gjatë kohës së marrjes në pyetje dhe jo tek dhomat e të shoqëruarve, ndërsa pas deklaratave përballe prokurorit ajo është lënë e lirë.
Kështu reagon Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me akuzat e Partisë Demokratike se Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat edhe një fëmijë të moshës 5-vjeçare. "Lidhur me akuzat e PD-së për shoqërimin në Komisariatin nr. 3 të një fëmije së bashku me nënën, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se, në datë 30 nëntor, në ora 13:00, grupi i punës së OSHEE-së ka konstatuar një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në rrugën "Jordan Misja" Tiranë, pallati Gener 2, kati 5, pasi në datë 25 nëntor i ishte ndërprerë lidhja me energji për shkak të debisë së krijuar nga mospagimi i faturave në shumën rreth 500 mijë lekë", shkruhet në deklaratën e MPB-së.
"E dyshuar për vjedhjen e energjisë është shtetësja N.N. dhe këtë arsye është shoqëruar në Komisariat. Ajo me dëshirën e saj i ka kërkuar policisë të marrë me vete fëmijën. Për këtë arsye në ambjentet e Komisariatit nr. 3, iu krijua mundësia që të qëndrojë në një ambjent të përshtatshëm gjatë kohës së marrjes në pyetje, dhe jo tek dhomat e të shoqëruarve. Ajo sqaroi se kontrata rezulton në emër të bashkëshortit të saj. Shtetësja N.N, pranoi se në datë 30.11.2014 e ka rilidhur vetë në matës energjinë elektrike, të ndërprerë nga OSHEE", vijon deklarata.
"Pas konsultimit me Prokuroren, shtetësja u la e lirë, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të saj i kaluan për veprime të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Policia e Tiranës ka shoqëruar me mjetet e saj për në banesë shtetasen N.N. së bashku me fëmijën", përfundon deklarata e MPB-së. /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë