/ATSH/.- Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti në takim ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi, ku u trajtuan tema të ndryshme të kontraktualitetit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në çështjet lidhur me fushën e sigurisë.
Sipas KosovaPress, në veçanti u diskutua rreth përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave dhe obligimeve që ka Ministria e Punëve të Brendshme në këtë proces.
Ministri Hyseni falënderoi Gnocchi për përkrahjen e BE-së ndaj MPB-së, në arritjen e objektivave në procesin e integrimit evropian, duke e siguruar atë që së shpejti do të përmbushen të gjitha kriteret të cilat janë në përgjegjësinë e MPB-së.
Ndërsa Gnocchi theksoi se do të ketë përkrahje të plotë nga Bashkimi Evropian që sa më shpejtë të përmbushen të gjitha kriteret që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.
/Shqiptarja.com