MPJ: 11 shqiptarët e shpëtuar nga
trageti janë jashtë rrezikut për jetën

TIRANE - Të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë arritur të shpëtojnë nga bordi i anijes e cila u përfshi nga flakët “Norman Atlantic”, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Konfirmimi ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e cila thekson se 11 shqiptarët e shpëtuar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Këshilltari për Mediat në Ministrinë e Jashtme, Glevi Dervishi, në një lidhje telefonike për A1 Report konfirmoi një fakt të tillë duke u shprehur se vijon operacioni në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe greke, teksa të gjitha instancat janë vënë në gadishmëri.

“Nga Konsullata jonë e Barit informohemi për Senada Kolekaj në spitalin e Leçes jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Barit, ndodhen edhe shtetasit Albert Mane dhe Skëndaj, të cilëve po u jepet ndihma e parë, dhe janë jashtë rrezikut për jetën, Për fatin tonë të mirë, të gjithë shtetasit shqiptarë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shqipëria e ka shprehuir angazhimin për të dhënë ndihmën maksimale për shtetasit shqiptarë, dhe të gjithë shtetasit të përfshirë në aksident. Deri tani po ecet mirë. Ne kemi vendosur në gadishmëri të gjitha instancat tona.” tha ai

Dervishi është shprehur se nuk ka të dhëna të sakta për vendodhjen e tragetit, por nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ai ndodhet në të njëjtën zonë si ditën e djeshme.

“Nuk mund ta them me saktësi koordinatat, por nga informacionet paraprake, bëhet fjalë se ndodhet në të njëjtën zonë si ditën e djeshme.” shprehet Dervishi

Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur në dispozicion të familjarëve të pasagjerëve që ndodhen në bordin e tragetit “Norman Atlantic” një numër kontakti për tu informuar mbi gjendjen në të cilën ndodhen të afërmit e tyre.

Kështu Ministria e Jashtme fton të gjithë familjarët e pasagjerëve të telefonojnë në numrin: +355 69 935 6685. MPJ thekson se do të informojë opinionin publik për ecurinë e evakuimit të shtetasve shqiptarë hap pas hapi.

Më poshtë komunikata e plotë për mediat e Ministrisë së Punëve të Jashtme:
Njoftim per shtyp mbi ecurine e evakuimit te shtetasve shqiptare nga bordi i tragetit "Norman Atlantic". Ministria e Puneve te Jashtme informohet nga Konsullata jone ne Janine dhe Roja Bregdetare greke se ne listen e pasagjereve te evakuar ne bordin e e anijes« ABY JEANNETTE » ndodhen shtetasit shqiptar te meposhtem:
1. Refik Aliko
2. Sheraf Aliko
3. Donika Aliko
4. Jonel Lamcaj 
5. Festim Cuci 
6. Hasie Cuci
7. Brunilda Cazo
8. Jorgo Kristo

MPJ informon se anija « ABY JEANNETTE » ndodhet ende ne zonen e operacionit per te dhene ndihmen per pasagjeret e tjere qe po evakuohen.

Nga Konsullata jone ne Bari informohemi se shetasja:
9. Senada Kolekaj ndodhet ne Spitalin "Copertino" te Leces jashte rrezikut per jeten.

Gjithashtu Konsullata jone ne Bari informohemi se shtetasit shqiptar:
10. Albert Mane
11. Alban Skendaj

Kane mberitur ne Portin e Barit dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Ministria e Puneve te Jashtme dhe Konsullatat tona ne Janine dhe Bari ndjekin me perparesi ecurine e evakuimit dhe do te informojne qytetaret per te dhenat e reja hap pas hapi.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës