MPJ:Dhuna e ushtruar në Shkup 
​dëmton marrëdhëniet ndër-etnike

MPJ:Dhuna e ushtruar në Shkup <br />​dëmton marrëdhëniet ndër-etnike
TIRANË - Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve shqiptarë në Maqedoni ditën e sotme. Në deklaratën e MPJ thuhet se dhuna e ushtruar nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes dhe dëmton marrëdhëniet ndër-etnike dhe harmoninë midis komuniteteve.


“Duke konsideruar zhvillimet e fundit në Shkup, lidhur me dënimin e 6 shqiptarëve të Maqedonisë të akuzuar për terrorizëm, shpreh shqetësimin e saj për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave të ditës së sotme.”-thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

MPJ përmes deklaratës zyrtare u kërkon autoriteteve Maqedonase dhe instancave përkatëse gjyqësore që të garantojnë një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar mbi prova.

Më tej MPJ bën me dije se do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shkup dhe fton palët të tregojnë vetë-përmbajtje dhe gjakftohtësi. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë