MPJ greke: Jemi pranë zgjidhjes së problemeve me Shqipërinë

MPJ greke: Jemi pranë zgjidhjes së problemeve me Shqipërinë

Ministria e Jashtme e Greqisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se Athina është pranë zgjidhjes së problemeve në marrëdhëniet me fqinjin verior, Shqipërinë. 

Jemi afër zgjidhjes së gjithë problemeve në marrëdhëniet tona me Shqipërinë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë


(Postimi i MPJ greke në Twitter)

Reagimi i MPJ greke vjen pas punimeve që zhvilloi ministeriali i ministrave të rajonit në Selanik ku morën pjesë edhe dy ministrat e jashtëm, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati

Mes tyre ka pasur edhe një takim, por nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk jepen detaje konkrete nëse në fokus të bisedimeve kanë qenë çështjet e nxehta si ajo e ‘Detit’ apo dhe 'Ligji i Luftës'. 

Çështje këto të cilat të hënën u shqyrtuan në tryezën e grupit negociator në Tiranë, ku morën pjesë ekspertë të të dy vendeve. Të dyja palët janë shprehur me optimizëm se deri në muajin qershor do finalizojnë marrëveshjet për t'i dhënë zgjidhje çështjeve që kanë mbajtur larg dy vendet 70 vitet e fundit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?