MPJ: Greqia ngriu paktin
detar, do nisim negociata të reja
Ministri i Jashtëm Edmond Panariti deklaroi sot se mes Greqisë dhe Shqipërisë do të nisin negociata të reja për demilitimin e kufijve detarë. Panariti: "Shteti grek nuk ka avancuar me ratifikimin e marrëveshjes së vjetër. Duhet të punojmë së bashku për të krijuar kushtet për të nisur negociatat për një marrëveshje të re"
TIRANE- Ministri i Jashtëm Edmond Panariti deklaron se mes Greqisë dhe Shqipërisë do të nisin negociata të reja për demilitimin e kufijve detarë.
Deklarata është bërë nga ministri Panariti gjatë një prononcimi për gazetarët menjëherë pas takimit të asamblesë parlamentare të
OSBE-së. Panariti shtoi se ky qëndrim i është bërë i qartë dhe ministrit të Jashtëm grek Avramopulos, gjatë vizitës zyrtare që u zhvillua më 3 tetor në Athinë.
“Pozicioni i Shqipërisë është i qartë. Do adresohet nën frymën e Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetutës për ne nuk ekziston marëveshje për detin. Duhet të punojmë së bashku për të krijuar kushtet për të nisur negociatat për një marrëveshje të re. Kjo marrëveshje nuk duhet të kontestohet nga asnjëra palë për të qenë e qëndrueshme.”- tha Panariti.
Duke iu referuar bisedës për këtë çështje me homologun grek Avramopulos, Panariti tha se ai "respektoi qëndrimin tim".
"Vura re me kënaqësi se dhe shteti grek nuk ka avancuar me ratifikimin e marrëveshjes së vjetër dhe se ajo është e ngrirë dhe nga pala greke, gjë që më bën të shpresoj se tashmë edhe shteti grek do të afrohet ose do të jetë kompatibël në përputhje me qëndrimin shqiptar për adresimin e kësaj çështje shumë të rëndësishme", u shpreh më tej kreu i diplomacisë shqiptare.
Lidhur me abrogimin nga pala greke të ligjit të "luftës me Shqipërinë', ministri shqiptar tha se ky është një absurditet për të cilin janë të ndërgjegjshëm dhe autoritetet në Greqi.
GREQIA DO ABROGOJE LIGJIN E LUFTES
"Kjo nuk është një kërkesë e re. Unë besoj se ky është një absurditet, për të cilin besoj se dhe pala greke është plotësisht e ndërgjegjshme, që kemi të bëjmë me një absurditet të pastër, përderisa të dy vendet tona janë aleatë në NATO. Mbajtja e një ligji të tillë është tërësisht jashtë kohe, një absurd i pastër në kohët e sotme dhe besoj se pala greke do të ketë vullnetin për ta abroguar atë", u shpreh Panariti.
Ministri i Jashtëm e konsideroi si "shumë të rëndësishme dhe produktive" vizitën në Athinë, e cila "projekton drejt së ardhmes marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë në frymën e dialogut, komunikimit të sinqertë dhe adresimit të problemeve, pa asnjë lloj kompleksi e paragjykimi"
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.8%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1796
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15