Pasi arriti të mposhte COVID-19 vitin e kaluar britanik Boris Johnson deklaroi sot se do të vaksinohet kundër COVID-19 me vaksinën e Oxford / AstraZeneca.

"Do të vaksinohem me Oxford / AstraZeneca ", tha Johnson, gjatë sesionit të tij të përjavshëm të Pyetjeve në Dhomën e Komunave.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar më parë ka thënë se vaksinat janë "të sigurta dhe funksionojnë jashtëzakonisht mirë".

Edhe kryeministri francez Jean Castex u shpreh se ai ishte i gatshëm  të vaksinohej me të nëse provohet që vaksina është e sigurtë nga EMA. Kryeministri deklaroi se ai do të vaksinohej "shumë shpejt" me një dozë të AstraZeneca nëse asaj i jepet drita jeshile jepet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). 

Rreth 13 vende, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, kanë kërkuar sqarime rreth disa raporteve të mpiksjes së gjakut dhe si një masë të përkohshme pezulluan përdorimin e vaksinës të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit,

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Mbretëria e Bashkuar dhe rregullatorët evropianë të mjekësisë kanë thënë se vaksinat janë të sigurta dhe se nuk ka prova të një lidhjeje shkakësore midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.