U deklarua se mund të luante në krahun e majtë për të zëvendësuar të dëmtuarin Ghoulam, por trajneri Sarri e ka vendosur Elseid Hysajn në pozicionin natyral të tij, atë të mbrojtësit të djathtë. Dhe mbrëmë këtë detyrë e ka bërë shumë mirë. Ndaj Lazios, ai ishte më i miri.

Gazeta italiane “Il Mattino” shkruan për të: “Hysaj është për notën 8. Nuk ndalet gjatë gjithë kohës dhe lëviz shumë shpejt dhe me ide impresionuse. Milinkoviç-Saviç e mban të karikuar në pjesën e parë, por më pas nuk e kupton ku është lojtari i Lazios”.

Ndërsa “Corriere Dello Sport” e vlerëson me notën 6.5 dhe shkruan: “Napoli e bën lojën nga krahu i tij dhe Hysaj nuk ndalet kurrë”. Po ashtu, edhe “Gazzetta Dello Sport” ka një vlerësim të mirë për mbrojtësin shkodran, ashtu si dhe për mbrojtësin e krahut të majtë, Mario Rui.

d.c./shqiptarja.com