Mrekulli e natyrës! Shishtaveci peng i investimeve, vera gjallëron fshatin, gjelbërimi tërheq vizitorë

Shishtaveci 1500 metrave mbi nivelin e detit dhe vetëm 30 km larg Kuksit, është një zonë tërheqëse për zhvillimin e turizmit malor, por mungesa e investimeve ka bërë që mjaft banorë të largohen. Në të vetmen stinë që zona gjallërohet është vera, kur natyra shpalos një panoramë të mrekullueshme.

I shtrirë rrëzë bjeshkëve e i rrethuar nga gjelbërimi, fshati Shishtavec në Kukës, ofron një pamje fantastike.

Vite më parë fshati gumëzhinte nga njerëzit, ndërsa tani në shtëpi gjen tek-tuk ndonjë të moshuar. Më të rinjtë janë larguar për një jetë më të mirë, pasi të vetmet burime mbijetese në zonë, janë bimët medicionale dhe boronicat.

“Më tërheq. Kjo është një zonë turistike, por e pa përkrahur. Rinia ka ikur. Isha në Shishtavec dhe atje pash vetëm pleq. Edhe këtu në Novoselë kanë mbetur vetëm pleq. Këtu është një vend turistik shumë i bukur, por pa njerëz dhe përkrahje nga qeveria”, tregoi një tjetër.

 “Kukësi ka vende shumë të bukura që admirohen nga kushdo që kalon në Kukës. Pastaj sa më shumë të vish i shtyn kureshtja më tepër për të eksploruar dhe për të parë më shumë. Shishtaveci është vend i pa parë. Sa herë vij këtu ndihem mirë. Këtu ka dhe njerëz shumë të mirë. Kukësi e ka pasur gjithmonë bujarinë, respektin. Nuk e di pse ka ngelë kaq mbrapa”, tha një vizitor. 

Shishtaveci merr jetë në muajt e verës. Vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj shkojnë për bukuritë e zonës. Të parët për këtë vit janë maturantët e gjimnazit të qytetit të Kukësit.

“Jemi maturantë dhe kemi ardhur të kalojmë një kohë sa më të këndshme me shokët  e klasës. Duhet ta vizitojmë sa më shpesh, pasi është një vend mahnitës. Ju ftoj të gjithëve që ta vizitojnë. Pse jo”, tregoi një maturante.

“Është një vend turistik. Është vend i pastër, qetë. Sa më shumë investime të ketë aq më mirë. Ajri i pastë jep dhe gjërat bio.  Kalohet shumë mirë. Duke shëtit vendin,  eksploruar”, tha një tjetër.

Edhe pse konsiderohet një zonë tërheqëse për zhvillimin e turizmit malor nga pozita gjeografike, në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni,  kushteve klimatike, hidrografisë, florës dhe faunës, zona është lënë në rurale dhe të pazhvilluar. Disa bujtina të improvizuara e ndërtesa të mbetura nga e kaluara, janë shumë pak për atë çfarë kërkon një turizëm të qëndrueshëm.

“Vendi shumë i bukur, të gjitha i ka. Vetëm i mungon dora e njeriut. Po ta krahasosh me vendet jashtë që kemi parë asgjë më pak nuk ka. Investimet janë siç i shikoni vetë. Që nga infrastruktura, deri tek dëshira e njerëzve për të qëndruar këtu”, u shpreh një tjetër.

“Këtu vijnë turistë, por nuk shikon gjë mirë. Bashkia na ndihmoi, la një djalë që pastron. Pastërti të jashtëzakonshme ka Brenda familjes, se jashtë familjes nuk shikon gjë. Ka humbur kultura. Do kujdesemi ne sa të jemi gjallë”, tha një banor i zonës.

Shishtaveci, është pjesë e 100 fshatrave turistikë dhe pjese e Parkut kombëtar Korab- Koretnik. Premtimet për zhvillimin e turizmit përmes investimeve  në këtë fshat, 30 kilometra larg  nga qyteti i Kukësit, kanë qenë të shumta, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë