Mrekulli? Papa Françesku e puthi tre vite më parë, vogëlushja në SHBA fiton betejën me tumorin

Mrekulli? Papa Françesku e puthi tre vite më parë, vogëlushja në SHBA fiton betejën me tumorin

Një vogëlushe 3-vjeçare nga Filadelfia e SHBA-ve fiton betejën me tumorin. Sipas 'Daily Mail' me të voglën Gianna Masciantonio ka ndodhur një mrekulli pasi ajo është puthur nga Papa Françesku gjatë vizitës së tij historike në SHBA në 2015-n.

Siç shihni edhe në foto, Papa është përkulur dhe e ka puthur në kokë vogëlushen në kohën që vuante nga sëmundja. Nga ajo kohë kanë kaluar tre vjet, siç raporton 'Daily Mail' dhe vogëlushja është shëruar plotësisht.

Papa Françesku teksa puth vogëlushen në 2015

Gjatë kësaj kohe e vogla iu nënshtrua një kimioterapie intensive. Ndërsa tumori zbogëlohej Gianna nisi të ecë e të ushqejhej vetë. Sot, tre vjet më pas, tumori është zhdukur dhe vajza sapo është regjistruar në kopësht. Prindërit e vogëlushes kanë vendosur të dhurojnë për spitalin e fëmijëve në Filadelfia 50 mijë dollarë në shenjë mirënjohje, për të mundësur kurimin e fëmijëve të tjerë.

Kjo është 3-vjeçarja Gianna Masciantonio

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja