Mrekullia e doktorëve, transplanti i
jep fytyrë të re 41-vjeçarit të djegur 

Mrekullia e doktorëve, transplanti i<br />jep fytyrë të re 41-vjeçarit të djegur 
Patrick Hardison me profesion zjarrfikës, u dogj rëndë në vitin 2001. Në atë kohë 27-vjeç, babai i tre fëmijëve që punonte si zjarrfikës vullnetar hyri në një shtëpi të përfshirë nga flakët për të shpëtuar një grua.

Çatia u rrëzua duke i shkaktuar atij një djegie  të kategorisë së tretë në kokë, qafë dhe bark.

Hardison, sot 41 vjeç, është personi që ka kryer operacionin më të gjerë të fytyrës, duke mbuluar kafkën dhe një pjesë të mirë të qafës.

Operacioni është kryer në spitalin e Nju-Jorkut në SHBA.

41-vjeçari ndodhet edne në terapi fizike por planifikon të kthehet në shtëpi me rastin e festës së Falënderimeve.

Operacionet i kanë mundësuar atij rikthimin e shikimit dhe në një intervistë javën e kaluar tha se kjo ishte një arritje e madhe: “Do të drejtoj makinën sërish.”

Në mbarë botën janë kryer shumë operacioni të transplantit të fytyrës që prej operacionit të parë në Francë në vitin 2005.

Operacioni i Hardison u krye më 14 gusht dhe zgjati 26 orë. Donator ishte një 26-vjeçar nga Nju-Jorku.

transplant

*Hardison para dhe pas operacionit
ndryshimi
hardson
*Patrick Hardison para aksidentit
donatori
*David Rodebaugh

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë