Numri më i lartë i testeve që nga fillimi i pandemisë/ 155 raste të reja dhe 2 viktima! Më pak pacientë të shtruar në spitale, më shumë të shëruar në 24 orë (VIDEO)

TIRANË- Kjo e martë ka shënuar numrin më të lartë të pacientëve të dyshuar me COVID- 19 që janë testuar, ku kanë rezultuar pozitiv 155 persona. 932 teste janë kryer në total gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

"Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatkeqësisht gjatë ditës së sotme, 2 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus, duke e çuar në total numrin e viktimave në vendin tonë në 232. Tirana është qarku më i prekur, për t'u ndjekur nga Shkodra dhe Durrësi. "Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetare nga Tirana, një 61 vjeçare dhe një 69 vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve", thuhet në njoftimin zyrtar.

Një lajm i mirë është se ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve të shtruarve në dy spitalet COVID-19, por optimiste është edhe shifra e të shëruarve gjatë 24 orëve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 95 pacientë, 22 më pak se dje, nga të cilët 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Sa i përket të shëruarve, 55 qytetarë, 33 më shumë se dje,  kanë dalë fitimtarë në këtë betejë me koronavirusin.

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871 , që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet doktoreshës Flutura Beqo u rikujton bizneseve për të respektuar protokollet e sigurisë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët dhe bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. E vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e SARS COV 2 është të zbatojmë masat e higjenës, distancimit fizik, mbajtjen e maskave dhe barrierave mbrojtëse dhe shmangien e grumbullimeve të cdo lloji. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19", përfundon Flutura Beqo.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.

COVID-19 – Statistika (18 Gusht 2020)
Testime totale 51860
Raste pozitive 7654
Raste të shëruara 3871
Raste Aktive 3551
Humbje jete 232 (Qarku Tiranë 115, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1862
Durrës 461
Shkodër 291
Fier 159
Lezhë 150
|Korçë 141
Vlorë 134
Kukës 113
Elbasan  105
Berat 58
Gjirokastër 42
Dibër 35

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
10 punonjës të burgut të Peqinit me COVID/ Karantinohet një pjesë e madhe e stafit

10 punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, mes tyre dhe shefi i regjimit të Brendshëm. Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv. Ndërkohë, mësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtij stafi janë karantinuar në banesat e tyre.

Ora 11:34
Mbyllen AKZM në Vlorë dhe ISSH në Lushnje, punonjësit rezultojnë të infektuar me Covid19 (VIDEO)

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Vlorë ka mbyllur dyert e saj.

Shkak është bërë infektimi me koronavirus i dy punonjësve të kësaj agjencie. Ndërkohë që Gjykata e Apelit është mbyllur ditën e djeshme pasi një punonjës ka rezultuar pozitiv me Covid19.

Sipas raportimeve për "Report Tv", mendohet se shkak i përhapjes së koronavirusit janë turistët e shumtë që kanë vizituar Vlorën këtë muaj.

Në Lushnjë është mbyllur puna në Institucionin e Sigurimeve Shëndetësore. Një punonjëse e këtij institucionin ka rezultuar pozitive me Covid19. Në këto kushte punonjësve u është marrë tamponi dhe pritet përgjigjja e analizave. Të gjithë punonjësit janë të karantinuar në shtëpi dhe do të jetë përgjigjja e analizave që do të mundësojë nisjen e punës.

Ora 09:36
Po kurohej në Turqi, COVID-i i merr jetën ish-kryetarit të bashkisë Lushnje

TIRANE-Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjës Albert Sanxhaku është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në një spital në Turqi, ku prej disa javësh po kurohej, pasi u infektua me COVID.

Por, pavarësisht punës së mjekëve, Sanxhaku nuk arriti që të fitonte betejën me sëmundjen e koronavirusit. Sanxhaku ka qenë kryetar bashkie në qytetin e Lushnjes në vitet 2007-11.

Sanxhaku i fitoi zgjedhjet nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, së fundmi zëvendës i fondit të kujdesit shëndetësor.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn