Rritet numri i rasteve të reja dhe viktimat, institucionet publike neglizhojnë masat (Vëzhgimi i Report Tv)

TIRANË- Viktimat nga virusi COVID-19 po shtohen çdo ditë, e ndërsa po ashtu edhe të infektuarit të cilët pa dashur, pa e ditur apo më keq akoma me pakujdesin e rutinës përhapin virusin vdekjeprurës. Kamera e Report Tv bëri një vëzhgim në disa prej institucioneve publike të cilët me masat e marra duhet të jenë shembull për parandalimin këtij virusi.

Gjykata civile e Tiranës një institucion publik në hyrje të saj nuk e ka një tunel dezinfektimi, ndërsa jo të gjithë personat që futen në këtë ambient respektojnë detyrimin për mbajtjen   e maskës. Në hyrje të kësaj gjykate një person i stafit është i pajisur me termometër për matjen e temperaturës si një tregues i simptomës kryesore të mbartjes së virusit COVID. Teksa një poster i vendosur në hyrje dallohet me vështirësi që duhet t'i kujtojë e rikujtojë çdokujt se maska është detyrim dhe virusi është ende aktiv.

Mungesa e tunelit dezinfektues vihet re edhe në prokurorinë e Tiranës si një prej institucioneve ku edhe gjatë muajit gusht prania e publikut nuk mungon. Por që në hyrje mungon një poster për të treguar se duhet të jemi të kujdesshëm dhe në rast se kemi maskën ta vendosim dhe jo se si ky qytetar që teksa flet me recepsionin maskën e mban ende në dorë.

Edhe në dhomën penale të gjykatës Tiranë mungon tuneli dezinfektues, por stafi i policisë së burgjeve qëndron i pajisur me maska e termometrin në duar për ata që futen në këtë ambient. Godina e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme një tjetër institucion publik në hyrje e ka një tunel dezinfektimi por duket se dhe ai ka marrë pushimet verore duke mos qenë funksional. Teksa në oborr  nuk mungojnë punëtorët që meren me restaurimin edhe avokatët e pakët prezent për gjyqe duket se nuk e përdorin maskën edhe pse është detyrim.

Pa mungesë të një tuneli dezinfektimi paraqitet situate edhe në disa prej komisariateve të kryeqytetit ndërsa nuk mungon pranë Drejtorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë