3 viktima dhe 131 raste të reja/ 115 qytetarë fitojnë betejën me COVID në 24 orë! MSH: Kur është e mundur të punohet nga shtëpia

TIRANË- Koronavirusi ka marrë 3 jetë njerëzish ditën e sotme, duke e çuar në total numrin e viktimave në 387! Viktimat janë regjistruar në Shkodër, Elbasan dhe Tiranë, mes tyre edhe një 47-vjeçar.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në total, si rezultat i 842 teste të kryera janë konfirmuar pozitiv me këtë virus 131 persona, ose 4 raste më shumë se dje teksa kanë fituar betejën 115 qytetarë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Apeli i ministrisë së Shëndetsisë shkon për bizneset.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri", thuhet në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja

49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë,

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)
Testime totale 88040
Raste pozitive 13649
Raste të shëruara 7847
Raste Aktive 5415
Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Infektohet me koronavirus një mësues në Berat, pozitive edhe një infermiere

Një infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Berat dhe një mësues në shkollën 9-vjeçare në Mbrakull kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mësuesi i fizkulturës ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë ka kontaktuar me drejtorin e shkollës Mbrakull, ku ky i fundit e ka drejtuar për të bërë tamponin dhe është karantinuar pranë banesës .

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja