MSH kundër Ramës: Po përdor
jetën e qytetarëve për politikë

MSH kundër Ramës: Po përdor <br />jetën e qytetarëve për politikë
TIRANE - Ministria e Shëndetësisë reagoi të shtunën kundër akuave të një dite më parë që kryesocialisti Edi Rama drejtoi ndaj sistemit shëndetësor në Shqipëri, gjatë një vizite që zhvilloi në Spitalin Ushtarak. Përmes zëdhënëses së saj, Alisa Demollari, Ministria e Shëndetësisë i cilësoi akuzat e Ramës të pamoralshme ndërsa nënvizoi se është e turpshme të luash me jetën e qytetarëve për qëllime elektorale.
“Spitali Ushatarak ka patur miliona euro investime dhe me planin e ri do jetë ndër spitalet model në rajon”, tha zëdhënësja e ministrisë, e cila kërkoi që “partitë opozitare të shohin përtej 23 qershorit, pasi jeta e njeriut nuk ka ngjyra politike dhe vlen më shumë se retorikat boshe të një politikani”. “Problematikat e sistemit shëndetësor duhen zgjidhur me vision e bashkëpunim dhe jo me përdhosjen e kontributit të brezave të mjekëve të shquar”, theksoi Ministria e Shëndetësisë.

RREFIMI I MJEKEVE TE RAMA: USHTARAKU, SKETERRE

Kryetari i PS Edi Rama ka vijuar prezantimin e programit për një Rilindje Shqiptare, duke u fokusuar në sektorin e shëndetësisë. Në kuadër të javës së shëndetësisë, kryesocialisti ka vizituar Spitalin Ushtarak në Tiranë, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Kreu i PS është takuar me drejtuesit, mjekët dhe infermierët e këtij spitali prej të cilëve është njohur me gjendjen dramatike në të cilën ndodhet ky spital. Pjesë të shumta të tij u janë dhënë privatëve, në mënyrë krejt abuzive, edhe pasi aty nga donatorët janë investuar shuma të mëdha për rikonstruksione dhe modernizime. Kështu kati i dytë i spitalit i është dhënë një subjekti privat, ndërkohë që kati i parë, i tretë dhe i katërt mbeten shtetërore. “4 milion e 280 mijë dollarë janë investuar nga qeveria norvegjeze në këtë godinë që jemi këtu dhe pastaj të gjitha këto i morën privatët”, tregon njëri nga mjekët. Pjesë të spitalit u janë dhënë privatëve dhoma e grafisë për fëmijët e vegjël që vuajnë nga sëmundjet e kockave është vendosur në mjediset e kabinës elektrike që furnizon spitalin me energji. Mjekët janë ankuar për mungesën e bazës materiale, çka i detyron pacientët të sjellin me vete të gjitha materialet që duhen për operacionet që duhet të kryejnë. Ata thonë “Mjerë kujt i bien me u shtru”. Duke nënvizuar se ambulancat nuk lëvizin sepse nuk ka karburant.

RAMA: SHTETI TE RIMARRE KONTROLLIN E SPITALEVE
Kryesocialisti Rama ka theksuar dje se gjëja e parë që duhet e do bëjë qeveria socialiste menjëherë pas 23 qershorit do jetë rimarrja e kontrollit të plotë të mjediseve spitalore dhe vendosja e tyre në efiçencë në funksion të të sëmurëve. “Duhet filluar me hapin e parë që është rimarrja e kontrollit mbi territorin e spitaleve nga shteti. Se këtu territoret e spitaleve janë bërë toka e asnjërit o burra kush mundet, njëri zapton për një parkim, tjetri për një lavash, tjetër për një piceri. Dhe ndërkohë qeveria vazhdon me të vetën një kat ja jep një privati, një cep ia jep një privati tjetër”, tha Rama. “Duhet ndryshuar komplet sistemi i financimit. Duhet ngritur shërbimi kombëtar shëndetësor domethënë shteti ta blejë shërbimin. Ta blejë shteti, jo ta blejë qytetari. Dhe shteti ta ofrojë nëpërmjet shërbimit kombëtar shëndetësor në mënyrë të ndershme dhe të drejtë. I duhet dhënë autonomi trupës mjekësore. Buxheti përcaktohet me prioritetet, hapat, shpenzimet përcaktohen me borde të spitalit”, ka shpjeguar kryetari i PS disa nga hapat që do ndiqen pas 23 qershorit.

(Në foto: Rama me mjekët e Spitalit Ushtarak)

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë