Lady Gaga dhe Justin Biber kanë triumfuar mbrëmjen e kaluar në ndarjen e çmimeve në “MTV European Music Awards”.

Gaga fitoi çmimin e artistes më të mirë femër dhe artistja me look-un më të mirë.

Ndërsa kanadezi rrëmbeu çmimin për këngën më të mirë ‘’Sorry’’ dhe gjithashtu fitoi çmimin për fansat më të mirë.

Por për post suksesit të Lady dhe Justin, mbretëresha e popit Beyonce nuk ka fituar asnjë çmim edhe pse ishte e nominuar në 5 kategori.

Adele gjithashtu nuk fitoi asnjë çmim në këtë ceremoni të rëndësishme në Roterdam të Holandës. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com