TIRANE - Ministria e Turizmit dhe zhvillimit Urban, ka publikuar emrat e kompanive fituese, të dy konkurseve ndërkombëtare, për “Vijën Bregdetare të Jugut” dhe për “Korridorin Ekonomik Tiranë - Durrës”.

Pas më shumë se 5 orë prezantim, dy Juri të veçanta për secilën hapësirë, të përbëra nga figura të njohura të planifikimit urban, projektimit grafik, si dhe arkitekturës vendase dhe të huaj, shpallën fituesit duke u bazuar në kriteret: e krijimtarisë, faktorit të lartë të zbatueshmerisë, lidhja dhe impakti i propozimit me kontesktin dhe raporti kosto-impakt. 

Për projektin e “Vijës Bregdetare të Jugut”, fitues u shpallën: 

Loti 1 - Sarandë
OPENFABRIC - Holandë, 
CITYFORSTER- Holandë, 
PolyLester - Holandë, 
Symbiotica - Shqipëri. 

Loti 2 - Himara 
BUREAU BAS SMETS – Belgjikë
VADIM VOSTER – Belgjikë
TRANSSOLAR – Belgjikë
ERIK DE ËAELE – Belgjikë
SON Engineering & Construction – Shqipëri

Loti 3 – Orikum
ATENA Studio – Itali
Atelier 4 - Shqipëri

Fitues për projektin “Korridori Ekonomk Tiranë - Durrës” u shpallën: 

Loti 1 - Tirana
PioveneFabi – Itali
Yelloë Office – Itali
Stefano Graziani – Itali
ArchiSpace – Shqipëri
Vladimir Myrtezai - Shqipëri 

Loti 2 - Vorë 
Dogma Studio – Itali + Belgjikë
Andrea Branzi – Itali
B&L - Shqipëri

Loti - 3 Durrës 
L'AUC – Francë
DEA Studio – Albania

12 studiot e përzgjedhura si më të mirat për në fazën e dytë, prezantuan projektet e tyre për secilën hapësirë. Ato kishin në dispozicion 30 minuta kohë e cila ishte kompozuar në mënyrë të tillë që në minutazhin e vënë në dispozicion të përfshihej edhe pjesëmarrja direkte e publikut dhe grupeve të interesit përmes pyetjeve dhe komenteve të të ndryshme. Konkurset për “Vijën Bregdetare të Jugut” dhe “Korridorin Ekonomik Tiranë - Durrës” u hapën në fillim të muajit Tetor

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)