'M'u grisën pantallonat live', Lei Kraja: Shoqet më kanë ngacmuar edhe të dashurin

'M'u grisën pantallonat live', Lei Kraja: Shoqet më kanë ngacmuar edhe të dashurin

Lei Kraja

Lei Kraja ka bërë deklarata të ndryshme lidhur me jetën e saj private ndërsa ka treguar edhe rreth situatave të sikletshme që i kanë ndodhur në ekran. Në lojën e zhvilluar në një emision, moderatores i duhej të kthente përgjigje për pyetjet e drejtuara, përndryshe duhet të pinte një shots.

Për sa i përket jetës sentimentale, e pyetur për dashurinë, ajo rrëfeu se ka dashuruar vetëm një herë. Ndërkohë, duket se ka nguruar të përgjigjet lidhur me një romancë apo një lidhje të mundshme aktuale, duke pirë shots-in.

Moderatorja ka ndarë me publikun gjithashtu një detaj rreth shoqërisë së saj, duke zbuluar se ka patur raste që vetë shoqet i kanë ngacmuar partnerin. Kjo gjë, duket se ka ndikuar shumë te Lei, duke thënë se që nga ai moment, ka reduktuar rrethin shoqëror.

“E kam filtuar shumë shoqërinë pasi ka ndodhur. Nuk i quaj shoqe”,-tha ajo.

Gjatë lojës, ajo ka zbuluar edhe një situatë shumë të sikletshme për të, kur iu grisën pantallonat gjatë një interviste “live”.

“Mu grisën pantallonat në sy të të gjithëve live”, rrëfeu Lei.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit