“Muaj dinamik, me shumë zhvillime”, një Mars i gjatë sipas astrologut Jorgo Pulla. Po cilat do të jenë shenjat më të favorizuara?

Në emisionin e mëngjesit “Reze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Mars për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Marsi do të jetë një muaj i gjatë me shumë zhvillime. Hëna e plotë në Virgjëreshë më 7 Mars, do të ndikojë si tek Virgjëresha ashtu edhe tek Peshqit. Do të jetë një muaj dinamik, me ndyshime në punë, por dhe me mjaft zhvillime në fushën shpirtërore.

Shenjat më të favorizuara të muajit janë Dashi i 10-të ditëshit të tretë, Peshorja, Gaforrja dhe Binjak i 10-të ditëshit të parë. Sipas Pullës këto shenja kanë të gjithë kohën e duhur në dispozicion për t’a shfrytëzuar dhe për të marrë maksimumin e mundësive. Një punë e re do të ketë mundësi të zhvillohet pas datës 11-18 Mars, ndërsa zhivillime të reja dhe mjaft pozitive për të gjitha shenjat pritet pas datës 25 Mars. Fundi i muajit sjell favorizime në punë e karrierë dhe sidomos në blerje pasurish të paluajtshme. Në përgjithësi edhe pse muaji do të jetë dinamik do të jetë pozitiv me lajme të mira, vetëm kujdes në çdo veprim dhe vendim që duhet të merni, mos u nxitoni.

Parashikimi i Yjeve për muajin Mars për 12 shenjat e Zodiakut:

Dashi

Kujdes duhet të bëjë 10-të ditëshi i parë në çështje ligjore. Ka ardhur momenti për të zgjidhur dhe për të mbyllur tani çdo problem. Gjërat nuk është mirë që të shikohen vetëm me lupë, shikojini më gjatë në prespektivë, është koha e duhur për zgjidhje. Në fushën e punës dhe karrierës do të jetë një periudhë e stabilizuar. Sa i takon anës shpirtërore lidhjet me Ujor dhe Luan duken të mbara. Më 16-24 Mars i jepni zgjidhje një problemi shpirtëror. Për ata që këto kohët e fundit kanë patur një problem në punë duhet të tregohen pak më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm pasi mund t’i faturohet një faturë, ndaj kujdes për t’i dhënë zgjidhjen e duhur.  

Demi

Kanë momentin ideal për të zgjidhur çështje që i kanë shqetësuar prej kohësh. Një marrëdhënie shumë e mirë do të jetë me Akrep në fushën e biznesit. Një rritje në detyrë mund të ndodhë tani. Nga data 1 deri më 9 Mars është koha më perfekte për të zgjidhur çdo gjë, sidomos disa keqkuptime të vogla të cilat nuk ju kanë lenë të qetë. Në fushën e punës do të keni disa ndryshime, sidomos ata që janë në role kyçe, vëmendje në datat 7-11 Mars. Në fushën shpirtërore lidhjet me Bricjap të 10-të ditëshit të dytë, Luan, Akrep dhe Virgjëreshë e 10-të ditëshit të parë janë  pozitive. Nëse jeni në pritje të një shtatzanie mund të themi se është një periudhë e mirë me lajme pozitive.

Binjakët

Binjakët këtë periudhë duhet të tregohen mjaft të vëmendshëm. Do të shfaqen disa çështje të së kaluarës sidomos në fushën ligjore të mbartur nga 2007 dhe 2014. Katër ditët e para të Marsit do të jenë ditë perfekte për zgjidhje problemesh. 10-të ditëshi i parë dhe i tretë kujdes në fushën e ligjit. Në biznes priten ndryshime nga data 8-13 Mars. Datat 22-27 Mars do të jenë ditët më të mira për t’u fokusuar, për të trokitur në dyert e duhura në mënyrë që të zgjidhni problemet. Çështje që ju interesojnë dhe kërkojnë vendimin dhe zgjidhjen tuaj, veproni mos i shtyni për në Prill. Për të gjithë Binjakët duhet të mbyllin çështjet e vjetra dhe të fokusohen në fillimet e reja. Në fushën shpirtërore lidhjet me Dash të 10-të ditëshit të dytë, Bricjap të 10-të ditëshit të tretë dhe Ujor janë pozitive. Një ndarje e ndodhur kohët e fundit me Peshore duket se tani merr zgjidhje, mund të keni një ribashkim.

Gaforrja

Jeni në kohën dhe momentin e duhur. Jeni në dilemë për firmosjen e një kontrate, kujdes në çështje tenderi, duket se ky nuk ështe momenti i duhur për biznes, paratë e investuara nuk do të jenë në favorin tuaj. Ndaj do të dilni të humbur nëse firmosni tani. Shtyjeni nëse do të mundeni për muajt në vijim Prill ose Maj. Kini kujdes gjatë kësaj periudhe, motoja juaj është “eci avash sepse nxitoj” duhet të merrni kohën tuaj në dispozicion. Një kontratë pune mund të jetë favorite.  Në fushën shpirtërore lidhjet më Peshk dhe Virgjëreshë janë ideale, ndërsa vëmendje tregoni me Shigjetar. Datat më të mira për të vepruar dhe një moment shumë i mirë në çështje dokumentacioni do të jenë 1-7, 14-22 dhe 26-31 Mars.

Luani

Gjatë gjithë kësaj periudhe shenja e Luanit ka qenë në pritje të një dokumentacioni të rëndësishëm, i cili nuk ka ardhur jo për faj të tyre por nuk kanë gjetur personin e duhur. Datat 6, 7, 11, 14 dhe 17 do të jenë ditë shumë pozitive për të vepruar dhe për të marrë një përgjigje vendimtare për çështjet tuaja. Lëvizni në këto data pasi ka diçka të madhe në fushën e punës, në kontrata të reja, vazhdimësia duket se do të jetë e mbarë në çështje dokumentacioni me jashtë. Një çështje ligjore penale, një padrejtësi që ju është bërë do të zgjidhet përgjatë këtij muaji. Në fushën shpirtërore ndarjet, thashethemet do të marrin fund vetëm nëse ju nuk do dëgjoni të tjerët, fokusohuni më shumë në mendimet dhe ndjenjat tuaja. Më të favorizuar janë lidhjet me Dash dhe Akrep. Moment i mirë shpirtëror do të jetë në vijim deri në muajin Qershor për të gjithë Luanët. Eshtë koha më e mirë për kreditim dhe investim.

Virgjëresha

Ditën e Martë, më 7 Mars Hëna e plotë kalon në Virgjëreshë duke sjellë mjaft ndikime dhe zhvillime në shenjën tuaj si dhe në shenjën që ju keni përballë, Peshqit. Njohje të reja, zhvillime në karrierë, vendime të rëndësishme do të merrni gjatë këtij muaji. Kujdes, nëse do të keni një grindje në punë, mos u nxitoni, nëse jeni të duruar gjërat kthehen në favorin tuaj. Mundësi pa fund do të keni në stabilizimin e ekonomisë. 10-të ditëshi i dytë do të jetë më i favorizuar në këtë drejtim. Në fushën shpirtërore lidhjet me Binjak, Ujor dhe Bricjap janë pozitive. Koha më e mirë për lëvizje dhe marrje vendimesh është 6,7,11,17, 22 Mars. Një çështje shtyhet në favorin tuaj.

Peshore

Nuk ka qënë një periudhë e qetë për ju. Ka kohë që nuk jeni të kënaqur nga vlerësimet dhe paga për punën që bëni. Periudha më ë mirë për të bërë bisedime në lidhje më këtë gjë do të jetë 6-16 Mars, kërkoni frytet e punës tuaj pasi është momenti ideal për të stabilizuar ekonominë dhe financat. Në fushën sentimentale do të ketë zhvillime të reja, një njohje apo një lidhje e re mund të rezultojë mjaft pozitive. Kombinimet më perfekte janë me Gaforre dhe Peshk. Muaji Mars do të jetë një muaj shumë pozitiv për të bërë ndryshime dhe për të patur një stabilitet shpirtëror. Të lidhurit duhet të kenë pak kujdes me Binjak.

Akrepi

Prisni lajme për një punë të rëndësishme në vende kyçe, doganë, arsim apo elektronik. Kujdes në vendim marrrje në datat 1-6 Mars, do të jetë një javë e vështirë fillimi i Marsit. Mos dëgjoni fjalë boshe apo fallso, tregohuni më të vëmendshëm dhe të arsyeshëm. Në ditët në vijim ndikimi i Plutonit në Mars do t’ju ndihmojë. Nëse do tregoheni të kujdesshëm dhe të matur në çdo hap dhe vendim, pritet që të ketë zhvillime mjaft pozitive të cilat do të kenë ndikim deri në Korrik të këtij viti. Në fushën shpirtërore një problem me Virgjëreshën duket se merr zgjidhje. Pas datës 9 dhe 14-24 Mars do të jetë një periudhë e mirë në fushën e ndjenjave.

Shigjetarët

Duket se ekonomia, fokusi më i madh i shenjës së Shigjetarëve do të jetë e mirë. Eshtë një periudhë e stabilizuar me ndyshime të mëdha në favorin tuaj. Dy javët e para të muajit Mars, nga data 1 deri me 15 Mars, është periudha më e mirë për të vepruar. Për ju që jeni të interesuar në një punë të dytë ka ardhur momenti, veproni tani mos i lini gjërat t’ju ikin nga duart. Financat janë gjithmonë pozitive në shenjën tuaj nëse do të kontrolloni shpenzimet e tepërta. Në fushën sentimentale perfekt jeni me Virgjëreshë dhe Dash, ndërsa kujdes me Binjak. Nje problem që keni patur me Gaforre do ta zgjidhni. Datat më të mira në fushën sentimenatle janë 11-21 Mars.

Bricjapi

Një periudhë intensive do të jetë Marsi për ju. Do zgjidhni një problematikë pune që ju ka shqetësuar kohët e fundit. Para disa ditëve keni pasur një takim apo një bisedim i cili do të realizohet në favorin tuaj. Data 7 Mars do të jetë një ditë shumë e mirë për ju për të vepruar, për bisedime apo takime. Pas datës 11 Mars vijnë ditë akoma më të mira për ju, do të jenë momente shumë të rëndësishme për vendim-marrje. Në fushën shpirtërore jeni në disa dilema, mos u shqetësoni, nuk do ngelni vetëm, edhe dashuria do të lulëzojë për ju vetëm bëni pak durim. Datat më të mira për të vepruar në këtë drejtim janë 4-13 Mars dhe 26-31 Mars.

Ujori

Eshtë një periudhë e favorizuar për shenjën e Ujorit. Kanë një çështje ligjore të pazgjidhur, por duket se shumë shpjet do të marrë drejtim. Në fushën e punës dhe karrierës mund të keni një rritje në detyrë ku do të përfitoni shumë. Edhe pse është një muaj me shumë lëvizje dhe ndyshime, për ju gjërat do të rrjedhin natyrshëm. Stabilizim në ekonomi dhe financa. Datat më të mira për të vepruar janë 10-11 Mars dhe 20-26 Mars. Në fushën shpirtërore pozitive janë lidhjet me Akrep dhe Binjak, ndërsa vëmendje me Gaforre.

Peshqit

Do të jetë një periudhë e fokusuar në karrierë, në lëvizje të mëdha dhe me shumë udhëtime. Duke qene se Hëna e plotë në Virgjëreshë ndikon drejtpërsëdrejti në Peshk do të jetë pas datës 7 Mars një periudhë e mirë për ju. Në fushën shpirtërore do të jeni më të fokusuar në lidhjet serioze. Datat 4-15 Mars ditë të mira për bisedime dhe vendime, ndërsa vazhdimësia pas datës 20 Mars duket e stabilizuar. Në fushën shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe Gaforre të mbara, ideale janë me Virgjëreshë. Pas datës 7 Mars do të merrni një surprizë…  

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë