Muaji i ndryshimeve të mëdha në ekonomi dhe politikë, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja datat më të rëndësishme

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 2 Maj  deri në 8 Maj) ndërsa ka bërë edhe një parashikim të përgjithshëm të muajit, ku sipas të cilit shenjat që do të jenë më të favorizuara këtë muaj janë Dashi, Demi dhe Viërgjersha. Gjithashtu paralajmëroi për ndryshime të shumta ekonomike

“Muaji Maj do të jetë muaji i  fillimeve të ngjarjeve të mëdha. Jemi në një kohë shumë delikate në fushën ekonomike në rang botëror. Nga data 15 Maj deri në Qershor priten ndryshime ekonomike dhe politike që nuk i kemi parë që në '90. Sa i takon shenjave më të favorizuara dhe që do të dominojnë përgjatë Majit janë Dashi, Demi dhe Virgjëresha, kjo e fundit do të ketë ndikime shumë të mira në fushën ekonomike. Datat më të rëndësishme të muajit Maj për të gjitha shenjat janë data 2, 4, 11, 16. Eklipsi i hënës vjen me lajme midis datës 14 dhe 18 Maj. Data të tjera të  rëndësishme  janë 18, 25 dhe 30 Maj. Këtë muaj duhet të tregohemi të kujdesshëm me takimet” tha ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Do të jetë një javë e mbarë dhe me përfitime të mëdha në fushën ekonomike-financiare. Për ju që keni të bëni me jashtë, me dokumentacione duket se kjo javë do të sjellë zhvillime pozitive. Sa i takon fushës sentimentale duhet të tregoheni të kujdesshëm sidomos në takime, mos harroni tregohuni të vemendshëm.

Demi

Ky muaj do të jetë vendimtar, shënohen nisma të reja. Ndryshime të mëdha do të ndodhin në fushën ekonomike, por që do të jenë në favorin tuaj. Në fushën sentimentale do të keni pak probleme sidomos në lidhjet në çift. Një lidhje me Akrep dhe Ujor mos e lini pas dore. Një takim apo një vendimmarrje lëreni pas ditës së Mërkurë.

Binjakët

Jeni të zgjuar dhe tepër të mprehtë në fushën ekonomike financiare. Mund të keni një lëvizje nga puna, sidomos ata që punojnë në media apo janë në vende kyçe, por çdo lëvizje do të jetë në favorin tuaj. Ndikim pozitiv në familje për të lidhurit, ndërsa për të pa lidhurit është një moment mjaft i mirë ky për takime, sidomos dita e sotme dhe pasnesër.

Gaforrja

Keni qenë të mërzitur nga java që lamë pas. Jeni prej kohësh në pritje të disa lajmeve, të cilat ka ardhur momenti t'i merrni tani. Kjo javë do të jetë java e mundësive të mëdha për shenjën tuaj. Në fushën sentimentale është një moment i mirë, takimet ideale mund të jenë sot pasdite dhe të premten paradite. Ky muaj do të jetë ideal në ekonomi.

Luani

Si shenjë e maturisë që janë edhe pse kanë patur probleme ekonomike nuk e kanë treguar këtë. Por mos u shqetësoni ditë të mira po vijnë për ju, do të realizoni gjërat që doni. Kjo javë do të jetë pozitive dhe me shumë fat për ju. Nëse jeni në diskutime për një pasuri të paluajtshme ky është momenti ideal.

Virgjëresha

Një muaj shumë i mirë financiar, stabilizimi ekonomik sjell mundësi shumë të mira dhe zhvillime në karrierë. Do të kenë ndryshime pozitive ata që punojnë në fushën e artit si dhe ata që drejtojnë një biznes. Nga pasnesër deri në Shtator do të keni mundësi të mëdha ndaj merrni kohën tuaj. Një drejtësi e mohuar del në pah këto ditë. Moment favorizues edhe fusha shpirtërore. Një lidhje ideale me Binjak, Shigjetar, Peshk dhe Ujor.

Peshorja

Fokusi më i madh për gjatë kësaj jave është të merreni me gjërat që mund të mos jenë thelbësore, por që kalojnë tranzit dhe kanë po aq rëndësi. Javë pozitive për dokumentacione apo lidhje familjare. Do të jetë një periudhë vendimtare në atë që doni të arrini. 10-ditëshi i tretë është me shumë fat, por nuk do mungojnë problemet sentimentale.

Akrepi

Jeni duke ecur në hapa të sigurtë dhe të shpejtë, por kujdes në djersën tuaj "hanë" shumë njerëz, madje pas krahëve. Do të jetë një javë e qetë, kujdes duhet të tregoni nga data 14, tregohuni të vemendshëm dhe me këmbë në tokë. Është një periudhë e mirë për investime. Në Akrep dhe në Dem do të ndodhin gjëra të mëdha botërore. Në fushën sentimentale një lidhje me Gaforre dhe Ujor do të jetë mjaft pozitive.

Shigjetari

Si shenjë e aventurës dhe shpenzimeve të mëdha duhet të tregojnë kujdes, edhe pse asnjëherë nuk ngelen keq. Një punë e dytë mund t'ju ofrohet përgjatë kësaj periudhe. 10-ditëshi i parë dhe i dytë duhet të tregojnë kujdes në kreditime apo çështje bankare. Pas datës 7-14 do të keni mundësi më të mira përfitimi. Në fushën shpirtërore të favorizuar do të jenë lidhjet me Binjak,  Luan dhe Virgjëreshë. Mos harroni kurrë këtë thënie 'Rastësia është mbret i gjithçkaje'.

Bricjapi

Tre vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për ju. Ka ardhur koha për ndryshime të mëdha, por kujdes mos shkelni aty ku keni ecur më parë. Rikthime do të shfaqen në jetën tuaj, por kujdes shikoni vetëm të ardhmen. Edhe në fushën sentimentale jeni pak të ngatërruar, nuk kanë qenë ditë të mira për ju. Ky është momenti për të rregulluar gjërat në jetën tuaj, nisma të reja për të pa lidhurit,  një njohje të re mendojeni mirë.

Ujori

Shenja e zemër gjerësisë pret një javë të qetë. Për ata që jetojnë në diasporë mundësi shumë të mira në dokumentacione. Do të bëhet realitet një blerje apo një kredi e kërkuar. Një çështje ligjore penale merr fund dhe ju do të dilni të fituar. Vijon një stabilitet në fushën ekonomike,  eshtë një moment ideal ky ku do të jeni vetëm në ngritje.

Peshqit

Sa nevrikë jeni , po aq të dashuruar jeni. Kjo javë sjell ndikim pozitiv në ekonomi, të favorizuar në sipërmarrje. Është një moment i mirë për marrje vendimesh, ju jepen mjaft mundësi. Një udhëtim është mirë që t'a shtyni nëse keni në plan pas datës 6 Maj. Jeni në stabilitet në ekonomi, ndërsa në fushën sentimentale duhet të jeni më të kujdesshëm.

MC/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

'Po shitet si ushtar i Ramës, për të ndërtuar dy vila për djemtë e tij’, Bardhi hedh akuza ndaj Begajt: Është përfshirë në fushatën e PS

'Po shitet si ushtar i Ramës, për të ndërtuar dy vila për djemtë e tij’, Bardhi hedh akuza ndaj Begajt: Është përfshirë në fushatën e PS