‘Muaji i ndryshimeve të mëdha! Surpriza në…’ Parashikimi i horoskopit për muajin Shtator nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji Shtator është muaji i ndryshimeve, është një muaj me begati dhe plot dinamika. Eshtë një muaj të cilit duhet t’i kushtoni vëmendjen e duhur, pasi mundësi të mëdha do t’ju ofrohen për fillime të reja. Eshtë muaji ideal në fushën shpirtërore, çdo njohje apo çdo lidhje i reziston kohës, nuk ka ndarje! Shtatori është muaji më perfekt i zhvillimeve dhe mundësive të reja, është një muaj i begatë ku do të ‘vilen’ frytet e punës tuaj. Eshtë koha më e mirë për të marrë vendime pozitive, pasi Dielli, Hëna, Saturni dhe Jupiteri do t’ju vijnë në ndihmë, është një muaj i favorizuar sa i takon ndikimit planetar, ku çdo problematikë do të stabilizohet! Nëse keni ndërmend për të bërë një blerje, për të bërë një takim të rëndësishëm, bisedime për çështje ekonomike-financiare, realizojini pikërisht në këtë muaj, pasi muaji Shtator nis me mjaft pozitivitet dhe priret drejt suksesit.

Hëna e re më datë 18 shtator në Virgjëreshë ndikon në çështjet e biznesit, në lëvizje të sukseshme nga një vend në tjetrin, në vendime të rëndësishme dhe në nisjen e projekteve të reja. Më datë 29 shtator Hëna e plotë jep mundësi në mbylljen e shumë çështjeve. Kujdes me ligjin!

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për muajin Shtator 2023.

Dashi

Përgjatë këtij muaji shenja e Dashit do të ketë ndikime mjaft pozitive në punë dhe karrierë. Pak të vëmendshëm duhet të tregoheni në tre ditët e fundit të muajit. Muaji në përgjithësi do të jetë pozitiv, me ndyshime dhe nisma të reja. Ndikimi më favorit është nga data 14 deri më 24 shtator për vendim marrje, lëvizje me jashtë, dokumentacione, mundësi të reja punësimi. Në fushën shpirtërore pak kujdes në lidhje me Peshore dhe Bricjap. Nëse keni patur probleme në çift është mundësia më e mirë për të stabilizuar marrëdhëniet tuaja.

Demi

Është një muaj që ofron shumë mundësi për Demin. Disa probleme të mbartura nga muajt Prill-Maj më në fund do kenë zgjidhje. Në çështjet e punës, kontrata, dokumentacione, ekonomi, marrje vendimesh, ndikimi më favorit planetar është nga data 13-16 shtator dhe 20-25 shtator. Demi duhet të jetë pak më i kujdesshëm në çështjet e shëndetit, mos e lini veten pas dore. Këshillohet një vizitë tek mjeku! Keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar gjithçka në jetën tuaj. Ndikimi pozitiv i këtij muaji do të vijojë deri në Mars të 2024. Të favorizuar janë ata që ndodhen në diasporë, sidomos në çështjet e dokumentacionit. Në fushën shpirtërore pak kujdes nga debatet me Shigjetar, ndërsa pozitiv është ndikimi për Dem-Bricjap.

Binjakët

E startojnë pozitivisht muajin Binjakët me shumë mundësi dhe nisma të reja. Mirë është që çdo lëvizje t'a bëni pas datës 14-15 shtator. Dhjetë ditëshi i tretë do të jetë më i favorizuar në fushën ekonomike financiare. Disa probleme që kanë patur, me pak qetësi dhe durim do marrin zgjidhje. Ndikimi planetar jep mudësi të mëdha në fushën ekonomike, mos kini frikë nga ndryshimet! Gjithashtu është një muaj shumë i mbarë në fushën e dashurisë për njohje të reja dhe për stabilizim të marrëdhënieve në çift. Disa çështje problematike, debate, konflikte apo mosmarrëveshje zgjidhen pas datës 20 shtator.

Gaforrja

Muaji nis dhe mbyllet mirë për Gaforren, mjafton të mendojnë pozitivisht dhe të mos stresohen. Gaforret mbajnë shumë përbrenda, nuk shprehen dhe kjo mund të sjellë pak shqetësim. Hëna e re do të ndikojë shumë në gjendjen tuaj emocionale, ndërsa Hëna e plotë do të sjellë ndikime pozitive në fushën ekonomike - financiare. Mos u shqetësoni për disa probleme jo të rëndësishme, pasi janë thjesht kalimtare. Të vëmendshëm dhe të kujdesshëm duhet të tregoni nëse ju ofrohet një punë apo një projekt, pasi mund të mos jetë sipas pritshmërive tuaja. Në çështjet shpirtërore një njohje e re me Dash do të jetë pozitive. Çdo lidhje që realizohet përgjatë këtij muaji do të ketë jetëgjatësi.

Luani

Një muaj pozitiv sidomos në dashuri. Muaj për fejesa apo martesa, lidhjet do të jenë më të konsoliduara se kurrë. Gjithashtu ndikime pozitive do të ketë në fushën e punës dhe karrierës, shumë mundësi do t'ju ofrohen. Një punë e dytë do të rezultojë shumë fitim prurëse. Është periudha më e mirë për marrje vendimesh si dhe për fillime të reja me energji. Në çështjet shpirtërore keni qenë pak fajtorë kohët e fundit, megjithatë ky është muaji i dashurisë, çdo problematikë do të stabilizohet. Pak kujdes, mos u nxitoni në marrëdhënie me Dash dhe Shigjetar.

Virgjëresha

Shenja më e favorizuar e muajit Shtator! Mund të themi se ky ndikim planetar është ndikimi më i mirë i 10 viteve të fundit. Kohët e fundit ju kanë shqetësuar disa probleme të pazgjidhura, por që përgjatë këtij muaji do marrin zgjidhje. Shumë të favorizuar ata që janë në fushën e artit si dhe në sipërmarrje. Në marrjen e një kreditimi për investim është momenti i duhur, diçka shumë e madhe pritet të ndodhë tek Virgjëreshat. Shumë mundësi ofrohen sidomos në ekonomi, ku do të jetë dhe fokusi më i madh përgjatë këtij muaji. Gjithashtu ndikime pozitive do të keni në familjen tuaj. Pak kujdes duhet të bëni në punë në fund të shtatorit dhe në fillim të Tetorit, në mënyrë që atë që nisni t’a përfundoni me sukses. Në çështjet shpirtërore të palidhurit kanë një ndikim shumë të mirë me Peshk dhe me Bricjap.

Peshorja

Duhet që Peshoret të jenë pak të vëmendshme në 15-ditëshin e parë të këtij muaji në marrjen e vendimeve. Duhet t’i shikojnë dhe analizojnë gjërat më mirë, t’i hedhin në letër… shiko, vendos, arrij - është motoja e këtij muaji për Peshoret. Nga fundi i muajit, nga data 25 shtator deri më datë 30 shtator, vëmendja duhet të shtohet, pasi vendosja e planeteve ndikon shumë në këtë shenjë. Kujdes në marrjen e vendimeve të rëndësishme! Gjithsesi nuk ka vend per t’u shqetësuar. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Peshore - Gaforre janë përfekte.

Akrepi

Pikë reference Akrepi ka Plutonin, i cili është guvernatori i tyre. Po çfarë ndodh me Plutonin tani? Akrepët kanë mundësinë e pasurive të paluajtshme, mund t’i zgjidhin dhe mund të arrijnë qëllimet e tyre. Çështjet e dokumentacioneve nuk do të jenë më problematike për ta përgjatë gjithë këtij muaji. Pritet të marrin disa lajme të mira sidomos ata që janë jashtë. Momentet dhe mundësitë janë të arta për këtë shenjë. Eshtë momenti më i mirë i mundshëm për stabilizim si në fushën e punës dhe karrierës, ashtu dhe në ekonomi. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Dem dhe me Gaforre duken më të favorizuara.

Shigjetari

Kjo shenjë duhet të bëjë pak kujdes në lidhje me paranë këtë përiudhë, e cila nuk është më e mira e mundshme në fushën ekonomike. Keni mundësinë që të stabilizoni planet tuaja, por duke qenë të kujdesshëm në shpenzimet e panevojshme. Eshtë një moment shumë i mirë nëse nisni një projekt tani në këtë muaj, qoftë në fushën artistike, por dhe në atë të biznesit. Keni dy çështje shumë të mëdha për të zgjidhur, është koha më ideale për të reflektuar dhe për të mbyllur çdo problematikë të pazgjidhur. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Dash dhe Virgjëreshë janë shumë pozitive.

Bricjapi

Ekonomia dhe stabilizimi i punës kanë qenë dilemat e Bricjapit gjatë kësaj periudhe. Janë në kohën e duhur, pasi është momenti i tyre për të nisur diçka të re pa anashkaluar punën aktuale. Kanë të gjitha mundësitë për të punuar me energji dhe pa u lodhur në punë të ndryshme. Edhe pse kanë qenë pak të mërzitur gjatë verës në çështjet ekonomike-financiare, ka ardhur momenti që të stabilizojnë ekonominë. Në çështjet familjare është një periudhë e mirë, ndërsa në fushën shpirtërore lidhjet me Dem të 10-të ditëshit të pare dhe Shigjetar të 10-të ditëshit të tretë është koha perfekte për të stabilizuar një lidhje apo një njohje.  

Ujori

Meqënëse Ujorët janë në një ndikim shumë të madh planetar, një katërkëndësh që bën Urani me Mërkurin dhe gjashtëkëndësh që bën Afërdita me Marsin, kërkohet pak vëmendje tani në fillim të muajit Shtator. Ujorët bëjnë dhe japin gjithçka dhe në fund nuk marrin atë që i takon. Eshtë një moment tani që çdo gjë do ta realizojnë me sukses dhe përfitimet do të jenë shumë pozitive. Do të marrin atë që i takon si dhe do të kenë favorizime. Më në fund puna e tyre do të japë frytet e merituara. Eshtë koha më e mirë e stabilizimit ekonomik si dhe stabilizimit familjar.

Peshqit

Duhet të shikojnë Peshqit pak anën familjare, pasi e kanë lënë pak pas dore. Puna është e rëndësishme, por edhe aspekti personal dhe familjar duhet të kenë po aq rëndësi.  Eshtë një moment tani shumë pozitiv për njohje dhe lidhje të konsoliduara. Njohjet apo lidhjet e reja që bëhen në këtë muaj do të kenë jetëgjatësi. Eshtë koha dhe momenti i duhur për të stabilizuar gjithçka si në punë ashtu dhe në ekonomi. Eshtë një periudhë e mirë kjo për marrje vendimesh. Në fushën shpirtërore, një lidhje e largët Peshk – Akrep realizohet.

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate